Godina e Teatrit Kombëtar është shndërruar në një “mollë-sherri” mes qeverisë dhe artistëve të cilët janë ndarë në dy kampe.
Në emisionin “Top Show”, në përballjen e artistëve, Altin Basha, Arben Derhemi dhe regjisorit Gëzim Kame me ministren Mirela Kumbaro, pati përplasje edhe mes vetë artistëve.
Basha i është drejtuar Kames, ‘si provokator’ ç’ka gjeti edhe mbështetjen e kandidates për drejtore në Teatrin Kombëtar, Ema Andrea.
Ajo është shprehur hapur në mbështetje të Bashës në këtë çështje, duke shkruar: “Yes Basha’, në Facebook.
Në postimin e saj në Facebook, ka komentuar edhe Genti Kame, djali i regjisorit Gëzim Kame, i cili i kujton Andreas qëndrimet e saj të mëparshme për teatrin.(TemA)