Sa herë që do të ketë zgjedhje në Himarë, diplomacia greke dhe kori i të djallëzuarve, që shohin ëndrra me sy hapur për një minoritet fantazëm, do të vihen në lëvizje.
Kështu ndodhi edhe në këtë absurditet të radhës, kur diplomacia greke rivendikon trevën e Himarës, pse na qenka ndaluar nga drejtësia, kandidati për Kryetar Bashkie Fredi Beleri për blerje votash.
Po kaq i rëndësishëm na qenka ky Beleri, për qarqet e politikës greke, sa që ka vënë në lëvizje edhe kryeministrin e saj? Kjo zhurmë që ka gallamosur kori i të djallëzuarve në Himarë, është vazhdim i qëndrimeve të absurditetit të radhës i kësaj diplomacie, që vazhdon t’u bierë kambanave të helenizimit.
Kjo liturgji alla greke, është filozofia dominante e dinakërisë se tyre, që e ka udhëhequr diplomacinë deri në ditët e sotme. Megjithëse autoritetet greke janë hequr si moderatorë të bisedimeve diplomatike, për një sërë problemesh që u takojnë të dy shteteve, ata nuk harrojnë t’i fryjnë zjarrit, duke ndërhyrë edhe në çështjet e brendshme të pushtetit lokal.
Sepse atyre u djeg miza nën kësulë, nga që i ndaluari nga drejtësia është një minoritar i sajuar, që ata e konsiderojnë si shtetas të tyre.
Me këtë ndërhyrje autoritetet greke, jo vetëm që nuk flasin për mesazhe paqe, por në vënd të tyre vinë kërcënime se do të kini pasoja.
Këto qëndrime të standarteve jo miqësore, nuk janë as të parat dhe as të fundit për ne shqiptarët, sepse Greqia megjithse është antare e BE, nuk mund të përcjellë mesazhe paqe, përderisa nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Këto ndërhyrje të vazhdueshme të diplomacisë greke në Himarë, kanë një mbështetje bazike të binomit Berisha-
Meta, të cilët e shpërblyen Greqinë me 15 shërbime në favor të skemës greke për “Vorio-Epirin”. Kështu që ata nuk mund të mos e vënë në levizje korin zhurmues të “bretkosave”, ku bëjnë pjesë përfaqësues të OMONIA-s, të PBDNJ, si dhe biznesmenë e të tjerë ushtarë rreshti, që flasin me gjuhën e Serafinëve dhe të Napoleon Zervës.
Pretendimet absurde të përsëritura se në Himarë ka një monoritet, është një copë toke greke, etj, të dala nga gojët e zhurmuesve për “vullkanizimin” e kësaj treve, janë sa qesharake por edhe dëmtuese të mardhënieve shqiptaro-greke. Ky qëndrim bizantinian i kësaj diplomacie me ec e jaket e saj në Himarë, kërkon të na krijoj një minoritet fantazëm si dhe një enklavë greke.
Por ne i themi diplomacise greke dhe zhurmuesve të Himarës, të hapin defterët dhe të mësojnë se ku janë minoritetet në Shqiperi, të cilat ajo i ka njohur si nënshtetasit e vet në jug të vëndit, që në vitin 1921 me një deklaratë para lidhjes së kombeve, sipas konventave ndërkombëtare, ku u njihej barazia e shtetasve para ligjit, pavarësisht lindjes, kombësisë, gjuhës, rracës dhe fesë. Shumicën e monoriteteve në Shqipëri e përbën ai grek, që janë të deklaruar me ligj në zonën e Gjorokastrës, Sarandës dhe Delvinës por jo në Himarë.
Për ata nuk thuhet se janë në tokë greke, por në tokën e Shqipërisë të mbetur brënda kufijve të vitit 1913. Greqia nuk ka qënë kurrë serioze, por e njëanëshme me të drejtat e minoriteteve. Ajo harron se si është sjellë me banorët e hershëm arvanitas, që sipas dokumenteve përbëjnë me shumë se gjysma e popullsisë së saj. Por, për cfarë minoriteti dhe tokë greke, bën tellallin diplomacia dhe mbështetësit djallëzor në Himarë? Nga cilat motive, të drejta norma e rregulla frymëzohet kjo diplomaci? A mos vallë merr kurajo nga ligji i luftës, i miratuar me 10 Nëntor 1940 me dekretin mbretëror grek-ligj me Nr.2636, që qëndron i pacfuqizuar në sirtaret e MJ greke? A e di diplomacia greke dhe kori zhurmues i Himarës, se realiteti ballkanik ka ndryshuar?
Si mendojne ata, të kthehemi tek masakrat c’njerëzore të vitit 1914, apo tek genocidi i pashëmbull i Camërisë martie, që përbën një nga faqet më të zeza në historinë e dy vëndeve? Jo vetëm kjo diplomaci, por edhe mbështetësit e saj djallëzorë, duhet ta dine mirë se në trevën e Himarës, nuk ka asnjë pëllëmbë tokë greke, por as edhe minoritet historik, përvecse një komunitet i ardhur aty nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Historia e saj ku shkruhet e zeza mbi të bardhë, flet qartë me dokumente që pasqyrojnë lashtësinë e kësaj treve. Himara ka qënë qëndër e një zone, që ka përfshire jo vetëm fshatrat e jugut por edhe Labërinë e Kurveleshin. Ajo përmëndet që në kohët më të lashta edhe para grekëve, ku parardhësit e saj janë fisi i Kaonëve.
Por historia moderne e himariotëve fillon në shek.e XII, kur qyteti u pushtua nga venetikasit, të cilët e mbajtën nën sundimin e tyre, deri me ardhjen e Karlit të anzhuinëve, i cili e quajti këtë trevë mbretëria e Arbërisë, që përfshinte bregdetin e jugut deri në Butrint me qëndër Durrësin.
Kjo trevë historikisht, ka qënë e banuar me popullsi autoktone shqiptare nga zona e Labërisë. Në shek. e XV janë dukur në këtë trevë, banorë të ardhur nga Mirdita dhe Kruja. Gjatë pushtimit otoman shumë banorë të bregdetit, u larguan për në Sicili dhe kryesisht në Palermo, ku sicilianët vëndbanimit të tyre i vunë emrin Hora e Arbëreshëve ( Qyteti i shqiptarëve).
Në se flet me këta banorë sot, jo vetëm të tregojnë lëvizjet e të parëve të tyre, nga bigjet e Jonit, por të flasin edhe shqip, pa patur frikë si arvanitasit në Greqi. Ata ruajnë zakonet dhe ritet e vëndit të orgjinës, festojnë me veshjet karakteristike të jugut, si dhe respektojnë besimin ortodoks. Himara është një nga nismëtaret e Rilindjes sonë Kombëtare, e cila hapi për hëre te parë një shkollë shqipe që në shek. e XII. dhe që u pasua nga Onufër Kostandini në shek.e XVII, me gjithë kushtet e vështira të sundimit otoman.
Përpjekjet për gjuhën shqipe në Himarë, janë bartur edhe nga arbëreshi Giuseppe Schiro, prift ortodoks dhe Vikar Apostolik me misjon në këtë trevë. Pretendimet e të folurit të gjuhës greke në Himarë, nuk kanë fare lidhje me minoritetin fantazëm, apo ekzistencën e një enklave greke. Kjo ka lidhje me lëvizjet e banorëve të bregdetit, në drejtim të Korfuzit dhe Italisë, duke shfrytëzuar detin në mungesë të rrugëve në thellësi të vëndit.
Për arsye tregëtare, himariotët kanë përdorur si gjuhën greke ashtu edhe atë italiane. Si pasojë e këtyre lidhjeve banorët bënin tregëti me Korfuzin, Gjiritin, si dhe Venetikun. Këto të dhëna janë fakte për himariotët, të cilët shkonin në Itali edhe për t’u shkolluar, nga ku kanë dalë dhjetra kapedanë. Me mbarimin e akademive ushtarake, ata u vunë në krye të ushtrive që shkruan histori në disa vënde të Evropës, si Dhimitër Leka, Mërkur Bua etj. Himara ka mbajtur lidhje edhe me Vatikanin, ku dokumentet flasin për misjonet Baziljane, si Rodhinos, Kabalano, Nilo Borghio etj.
Por edhe në këto lidhje është ndier dora e kishës ortodokse greke, për t’i dominuar ato për mos përhapjen e katolicizmit, të shkollave në gjuhën shqipe, duke i zëvëndësuar ato me meshën dhe shkolla greke. Rasti më i freskët që përbën një akt anti-patriotik, është shkatërrimi i veprës së Fan Nolit, themeluesit të Kishës Autoqefale Shqiptare, nga binomi problematik Berisha-Meta, duke ja dhënë të gjitha të drejtat, për drejtimin e ortodoksisë kryepriftit grek Janullatosit.
Kjo djallëzi e tyre i bashkohet asaj greke, të cilët periodikisht dhe historikisht, kanë ndërhyrë në cështjet shqiptare, politikisht dhe kulturalisht, me metoda djallëzore, agresive, provokuese e imponuese. Sjellje dhe qëndrime pacifiste të kësaj natyre, sic vazhdojnë të demostrohen në Himarë, nuk i shërbejnë as një pale, aq me keq kur ato lidhen me grupe të caktuara njerzish, në shërbim të ekspansionizmit në dëm të cështjes shqiptare.
Tranpolinat e qarqeve politike të diplomacisë greke, të prirur për trazira dhe minuar mardhëniet dypaleshe, nuk i shërbejnë askujt, aq me tepër Greqisë si antare e BE.Por himariotët e ndershm dhe patriotë, që kanë të rrenjosur ndjenjën e dentitetit kombetar, si pasardhës të fisit të lashtë të Kaoneve, nuk mund të bien pre e demagogjisë anti-shqiptare pacifiste të Belerëve e Bollanëve. /NGA KASTRIOT ALIAJ