Më 14 shtator të vitit 2017, kur sapo kishte nisur sezoni futbollistik, Voltana Ademi shprehej për mikrofonin e RTSH-së se Vllaznia do të ishte një skuadër ndryshe nga vitet e tjera dhe ajo ishte e denjë për trofe. Me shumë optimizëm ajo lavdëroi skuadrën dhe i thuri lavde Bashkisë që drejtonte për punën e mirë që po bënte me skuadrën e futbollit.
Cfarë tmerri! Hap pas hapi dhe javë pas jave kuptohej që Vllaznisë i mungonin elementët për të qenë një skuadër kompetitive, aq më pak të ishte pretendente për titull. Cdo javë që kalonte kuptohej që Vllaznia ishte në hall. U shpikën nga bashkia lloj-lloj marifetesh, por në memorien e fansave shkodranë dhe atyre shqiptarë ka mbetur premtimi i Voltana Ademit për privatizimin e klubit.
“Shumë shpejt privatizohet” ishte termi i përdorur prej saj dhe kur sezoni mbaroi dhe për pak ditë do të nisë sezoni tjetër, privatizimi nuk ndodhi, duke nxjerrë zbuluar mashtrimin e kryebashkiakes së Shkodrës.
Në historinë 100-vjecare të klubit “Vllaznia”, një turp i tillë është nga më të rëndët. Skuadra legjendë dhe dashuria e madhe e sportdashësve në Shkodër ka rënë nga kategoria dhe për cudi, përgjegjësja kryesore e këtij turpi, Voltana Ademi, nuk bëhet e gjallë, madje më keq, fshihet dhe duke u fshehur vetëm sa trash skandalin e saj me klubin e futbollit.
Duke vendosur militantë partie në vend të profesionistëve dhe duke u sjellë me arrogancë ndaj skuadrës dhe tifozëve, Voltana shkeli cdo parim profesional për funksionimin e skuadrës së futbollit dhe për pasojë përfundimi është ky që mësuam sot: Vllaznia ra një kategori më poshtë.
Për këtë zhgënjim dhe dështim ka shumë përgjegjës, sigurisht, lojtarë, trajnerë e staf, por gishti duhet drejtuar vetëm te një person, Voltana Ademi.
Ky djall me fytyrë femre e shkatërroi Vllazninë dhe sa kohë qëndroi në bashki Vllaznia s’e pa një ditë të mirë. Për këtë janë dëshmitarë vetë tifozët e zjarrtë shkodranë. Në fund skuadrës nuk i bëri punë as aleanca e djathtë e pazarxhinjve me në krye “Tulipanin holandez” të PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk mbeti jashtë pazareve për të shpëtuar (politikisht) Vllazninë, duke futur në lojë Armand Dukën.
Por pazaret kanë të njëjtin fund sikurse dhe projektet e rreme të Voltana Ademit dhe “qorrave” të partisë që morën në qafë Vllazninë. Tani që skuadra ra, popullit të Shkodrës i lind e drejta të shkulë nga zyrat e qeverisjes lokale matrapazët dhe injorantët që shkatërruan Vllazninë, t’i përzërë ashtu si Jezusi përzuri tregtarët nga tempulli. Turpi ka një emër sot në Shkodër: Voltana Ademi, fajtorja e madhe e rrëzimit të Vllaznisë nga Superiorja, një dramë për futbollin shkodran që vjen në 100-vjetorin e themelimit të klubit. /Pamfleti