Rreth 2 javë më parë basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik. Helikopteri ku ai udhëtonte së bashku me vajzën e tij dhe 7 persona të tjerë është rrëzuar e më pas ka shpërthyer, duke lënë të vdekur të gjitha pasagjerët në bord.
Ajo që po e përjeton më shumë dhe e ndien mungesën e tyre është bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa Bryant. Ajo po mundohet të bëhet e fortë për tre vajzat e saj, por ende nuk e pranon dot faktin që i shoqi dhe vajza tjetër e saj, Gianna nuk do të kthehen më.
Gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e Kobe Bryant e ka përdorur Instagramin si një mjet për të komunikuar me ndjekësit, ku edhe shpreh gjithë dhimbjen për tragjedinë e ndodhur pak javë më parë. Së fundmi, ajo ka postuar një video të Kobe dhe Gianna-s, ku përkrah ka shprehur dhimbjen e madhe që po përjeton.
“Asnjëherë nuk kam qenë e mirë për të shprehur ndjenjat e mia me fjalë. Truri im nuk pranon që Kobe dhe Gigi nuk janë më pranë meje. Po mundohem ta pranoj që nuk është, por refuzoj ta pranoj që Gigi nuk do të kthehet tek unë. Më duket e gabuar. Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes, kur vajza ime nuk mundet?!
Jam shumë e inatosur. Ajo e kishte jetën para. Pastaj kuptoj që duhet të bëhem e fortë për tri vajzat e mia. Jam falënderuese që jam me Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n. E di që kjo që ndjej është normale. Doja vetëm ta ndaja nëse është edhe dikush tjetër që po përjeton një humbje të tillë. Zot, do të doja shumë që ata të ishin këtu dhe ky makth të merrte fund! Lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie. Ju lutem, vazhdoni të luteni edhe ju!” –ka shkruar Vanessa në Instastory.
/BalkanWeb