Kryeministri Edi Rama u shpreh në një prononcim për gazetarët jashtë selisë së Kuvendit se garanton se mekanizmi i propozuar nga PS që u votua sot në Kuvend si ndryshime në Kodin Zgjedhor do të provojë se shqiptarët kanë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Rama thotë se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.
Po ashtu ai ka folur dhe për partitë e vogla, duke theksuar se me pragun 1% nuk kanë çfarë bëjnë më në Kuvend apo klithin, por të dalin të marrin votat edhe pse i akuzon për pazare.
“Së pari njëherë, kur flasim për shembull, për preferenca si bëhet hapja e listave. Së dyti nuk shpikim, formulat i ka shpikur bota, dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në vende të botës. Kemi parë disa mekanizma. Kemi zgjedhur këtë, ku gjithkujt i jepet mundësia të bëhet përfaqësues i popullit në kuvend, të konkurrojë, edhe partia e cila ka përgjegjësinë t’iu paraqesë skuadrën, bën formacionin e vet, dhe më pas konsultohet me votuesit, dhe votuesi përcakton kush hyn dhe jo në fushë.
Mund të ketë dallime plot e diskutime, por standardet janë të garantuara. Asnjë nuk hyn direkt deputet siç ndodhte pa marrë pëlqimin, apo i përjashtuar.
Nëse merr pëlqimin hyn në Kuvend. Partitë e mëdha të cilat kanë përgjegjësi të udhëheqin, të vendosin se s’janë partitë e vogla, partitë e vogla kanë thjesht pazarin e tyre. Partitë e mëdha ndërtojnë formacionin, me burra e gra, njerëz nga fusha të jetës.
Kanë një formim e eksperiencë. Shqiptarët do zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre përsëri. Shqiptarët do zgjedhin patjetër. Është zgjedhje që e kanë shqiptarët. Do e shihni pas zgjedhjeve që do ketë rast që do provohen.
PYETJA: Pse ulët pragun në 1%?
“Fjalën shushunjë nuk e përdor. E kam stres kur përdorej për propagandën komuniste. Atëherë, opinioni im për partitë e vogla është ai që thashë. Por opinioni im nuk mjafton. Unë s’jam diktator, as autokrat, aspak i ngjashëm me ata të cilët më hidhen mua duke folur për veten e tyre.
Do të thotë që dua s’dua unë. E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në kuvend ende? Të dalin të marrin vota.”- tha Rama.