Avokati Spartak Ngjela është shprehur se me fitoren e Joe Biden politikanët shqiptarë kanë ulur veshët sepse janë të trembur. Ngjela ka paralajmëruar se një ndryshim i madh do përfshijë Shqipërinë e me gjerë: “Dhe, pikërisht në këtë kohë të re politike, që fillon në 20 janar të vitit 2021, historia e Shqipërisë do të fillojë të ecë drejt unifikimit të saj.
Kjo tendencë unifikuese do të shihet konkretisht që në muajin shkurt të vitit 2021”. Më tej avokati komentoi edhe akuzat e ngritura ndaj ish-prokurorit Adriatik Llalla. “Kurse sot u ngrit akuza reale kundër ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ky në fakt ka qenë mbrojtësi sublim i korrupsionit të lartë në Shqipëri, dhe vetë po rezulton një individ ultra i korruptuar”, shkruan Ngjela.
Postimi i Ngjelës
Çfarë po ndodh së brendshmi Shqipërisë pas fitores së Joe Biden-it në Amerikë?
I gjithë korrupsioni i lartë shqiptar ishte me Trump-in. Ditët e para këta u mërziten, kurse tani kuptohet se janë të trembur.
Ndërsa, gazetat e tyre janë bërë edhe më qesharake nga ç’kanë qenë: iu bien daulleve të çara të fitores së Trump-it me gjykatë, dhe flasin me diksion prej injoranti.
Po pse ishin me Trump-in?
l.
I gjithë korripsioni shqiptar është brenda gravitetit të Rusisë. Por edhe Donald Trump, tani është e provuar që, nga Moska shihte, se me veprimet e tij ishte antiperëndimor. Cilat janë arsyet, i takon analitikës amerikane të na i japë si fakt në zhvilim, se ne vetëm e kemi konstatuar në aktet kundër NATO-s, kundër Bashkimit Evropian dhe sidomos kundër Gjermanisë që ndërmori presidenti Trump.
Por le t’i kthehemi analizës sonë për fakirët e kurrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
ll.
Gjendja e kurrupsionit të larta shtetëror në Tiranë, është e gjitha në një ankth inkoshient që po e shtyn të flasë budallallëqe me akuza boshe. Bëjnë zhurmë në Shqipëri dhe sytë i kanë nga Putini që të ndërhyjë për rinumërimin e votave në Amerikë, sepse kanë pritur krizën e Perëndimit, njëlloj si edhe Putin. Por gjendja ndryshoi, se tani në Amerikë erdhi si president një statisti i madh. Kur në Uashington vjen si president një statist i madh, ndryshon i gjithë sensi i zhvillimit botëror. Këtë na ka mësuar historia.
Kjo që po vjen do të jetë çast i lartë humanist i moralitetit në politikë. Pikërisht kjo, pikë së pari, në funksion të historisë sonë, do të rrudhë Rusinë, dhe do të mpakë deri në ekstreme Brogradin.
Dhe, pikërisht në këtë kohë të re politike, që fillon në 20 janar të vitit 2021, historia e Shqipërisë do të fillojë të ecë drejt unifikimit të saj. Kjo tendencë unifikuese do të shihet konkretisht që në muajin shkurt të vitit 2021.
lll.
Nga do të dallohet më konkretisht kjo pritshmëri? Kryesore janë fjalimet esencialisht humanistë dhe të një moraliteti të lartë që po mban presidenti amerikan i sapozgjedhur, Joe Biden.
“Unë do të gaboj – tha jo më larg se dje Biden – por do ta pranoj gabimin dhe do të mbaj përgjegjësi”.
Natyrisht, koha po e priste ardhjen e një presidenti të madh në Amerikë, por kohë të tilla kanë qenë refleks direkt edhe në historinë e Shqipërisë. Pse, a nuk ka qenë vepër e tre presidentëve amerikanë shpëtimi i shqiptarëve që nga viti 1919 e deri në vitin 1999 – me presidentët e mëdhej: Ëillson, Regan dhe Klinton?
Ja, kjo kohë vjen tani sërish si cikël dhe shtyn përpara historinë e Shqipërisë si bashkim kombëtar dhe shkatërrim tërësor të korrupsionit të lartë shtetëror.
Pikërisht kjo është frika dhe përçartja që po tregon përditë korrupsioni i lartë shtetëror. Sidomos pas fillimit të procesit kundër deputetit të Partisë Socialiste Bushati.
Kurse sot u ngrit akuza reale kundër ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ky në fakt ka qenë mbrojtësi sublim i korrupsionit të lartë në Shqipëri, dhe vetë po rezulton një individ ultra i korruptuar.
Të gjitha këto bëjnë pjesë në historinë e re që fillon për botën shqiptare në Ballkanin Petëndimor. Tulatja e Moskës dhe Beogradit në këto çaste, po e provon qartë se bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor e kaloi rrezikun që po i kanosej nga Moska dhe Beogradi. Dhe mos mendoni se janë të pakët moskovitët dhe beogradasit shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë. Por tani i shoh që kanë ulur veshët.
Gjjthsesi koha po e ndihmon botën shqiptare. Por edhe kjo ka një pyetje që duhet ngritur: po shqiprarët çfarë do të bëjnë me të dy shtetet shqiptarë në Ballkanin Perëndimor?