Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas votimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushteuese. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ky institucion do të jetë shumë shpejt funksional.
Sipas Spiropalit tani Kushtetuesja do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie.
“Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie 🇦🇱✅ Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qënduar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.
Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE 🇺🇸🇪🇺 për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhë jetësimit të kësaj #superstrukture të #DREJTËSISËsëRE ⚖”-shkruan ajo në rrjetet sociale.