Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se qytetarët dhe institucionet sot zbatuan një ditë të qetë dhe demokratike të referendumit.
“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe PËR nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë Për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë.
Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, ka deklaruar Zaev.