Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor ka arrestuar një 41-vjeçar nga Tirana me detyrë doganier në pikën Doganore të kryeqytetit, duke finalizuar operacionin “Doganieri”
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Bëhet e ditur se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.