Nga Akil Ylli
S’kam bere ndonje here studim statistikor, s’me ka hije, s’kam asnje lloj titullit te me autorizoje nje nderrmarrje te tille, por ama, per cilindo qe çfaq interes per politiken, eshte e pamundur te mos i kete rene ne sy, qe here mbas here Opozites se Bashkuar, i shpifen ethet e Marris. Se cila eshte ciklistika per nje hark kohor, kete le ta vertetojne te patentuarit e kesaj disipline.
Per sa me lejohet, ne menyre krejt impirike, po perqendrohen ne periudhen mes dy krizave, qe nga ajo 2 marsi e deri tek kjo e fundit. Po te llogarisim kohen, dhe ta marrim si etalon, i bie qe O. se Bashkuar, ti çfaqen simptomat e lajthitjes, nje here ne tre muaj. Zot bani derman!
Se çfare ndodhi me 2 mars, dihet nga kushdo. Gjithkuj i kujtohet komedia butaforike e interpretuar nga sharlatane politik, me regji te Mic Sokolit pe Cepani. Hajde gallat qe u be, u kenaqem! Hala i ka mbet ushtima e popdhit n’veshe, Mic Cepanit!
Simpomat e para te krizes ne erucion e siper, filluan te manifestohen me pompimin e Lulashit, si kryeminister. Se pari e xhveshen nga kostumet firmato te zakonshme, e veshen trendi me bluze e pantallona bluxhins, dhe pastaj i dhane te shtymen, duke e nxitur te prezantohej para popdhit, si kryemistri qe enderronin.
Veç mendje te çorodituna, mund te programonin ide fatale, si ato per ndryshimin e imazhit te Lulashit. E xhveshin qyqarin nga uniforma zyrtare, me kostum e kollare, qe deri diku i jepte nje fare autoriteti, dhe e hodhen ne rruge, si zog i shpuplum. Maza ma keq, ça me pa!?
Ndersa me kostum e kishte i fije yndyr, ashtu siç e kishin katandisur ata, rendom pa pike shije, ngjante me nje langaraq te çfaredoshem. I gjate, veshur me t shirt, qe vinin ne pah shpatullat e ngushta, ne kontrast te plote me koken e madhe. Duhej sikur dikush, mbi ate qafe te kish montuar koken e gabur. Per kedo qe se njeh, po ta shihte ne cep te trotuarit, fare kollaj mund ta merrte per shites kondrabade prezervativesh, o pusher hashashit.
Megjithate, perbukuri, nga nje gafe ne tjetren, ashtu siç ishin dhe pritshmerite, Lulashi e katranosi me sukses turin e autopromovimet, aq sa la me goje hapur nga admirimi, Prof Topjen, Nkoll Leshin e Xhekun e Markajve. Sidomos ajo qe ra sy, ishte ngazellimi i Preshidentit. Nga mallengjimi i tepert, e ftoj menjehere ne Presidenc, duke e pritur ne sallen e nderit, aty ku hyjne vetem personalitete, nga kryeminister e perpjete. As Ed Rama, se ka pas ate nder!
Mbasi e mbyllen me sukses, kurorzimin e Lulashit kryeminister, ethet dukshem nisen te marrin te tatpjeten. Kane vite qe bertasin n’kup te qillit, “te hapen listat e votimit, ti jepet e drejta popullit te zgjedhe”, por kur qendrimit konseguent te te zgjedhurve nga listat e tyre ne Parlament, per ti bere zgjedhjet me lista te hapura, mazhoranca i hap driten e jeshile, per tromaksjen e gjithkujt, shpura e opozites u xhindos keqas. Hajde merri vesht! Konfuzion total!
Pranon pala tjeter ta beje realitet, kerkesen e vjeter te opozites lulashjane e jo, po do ti, tani thone, se duam. Ca m’duhet mu, ça tham une! Kam raport!
Po mire, hajt, ta zeme se kjo perplasje eshte normale, zhvillim dialaktik i betejes politike, per te cilen gjithsecila e paguan haraçin me vone, ne zgjedhje. Por si t’ja veme emrin asaj, qe ne kete perplasje, arbitri i Shtetit, Presidenti i Republikes, behet breke e bythe me njeren pale!? Vetem nje Preshident vepron keshtu!
Kete ngerç, ose gjithçka tjeter qe krijon kontradikta mes grupimeve politike, me ligj, Kushtetuta ka percaktuar dhe sheshin e mejdanit, Kuvendin, si institucioni i vetem, qe ka ekskluzivitetin per ti zgjidhuar ato. Presideni ne kete rast, s’ka asgja ne dore, perveç atij me t’gjatit, midis te treve. Neqoftese e ftojne, mire, si bzani kush, ti shajne vendit e t’bajne sehir!
Simptomat e Preshidentit Like, bajne muuu! Mesa duket ilaçet, i bejne gjithnje e me pak efekt. Dukej sheshit, qe i kish shperthyer barrierat farmakologjike. E kish harrur fare premtimin, qe do sillej ne menyre, alla president danez. Kete e morem vesh, kur na e beri te ditur, qe i ishin rikthyer gumezhimat, po i buçisnin veshet nga thirrjet e popdhit me 2 mars. Ne krize e siper shtoj, se po ti çohej atij, se dekretonte as kryeministrin qe del nga zgjedhjet e ardhshme.
Per ti hequr dyshimin me te vogel gjithkuj, qe marria nuk eshte shaka, por e marrin krej seriozisht, pa lene menjane as me te voglinj detaj, vrapuan ti bejne publicitet, sondazhit te faqes “Divjaka”, qe nxirrte Lulashin fitues.
Tani s’na mbetet gje tjeter, veç te qendrojme ne pritje te sondazheve te “Kakerdhiq”-it, “Muqibab”-s e “Kurvelesh”-it. Si dihet, ndoshta dhe atij te “Muqiverrc”-it. Hajt, per hair na qoft!