Statusi i plotë i Artan Hoxhës
Deri tani e kishim dëgjuar Dakon me Avdylet vetem me audio, pra me ze, dhe sapo u shpernda lajmi se Doktori e kishte kapur dhe me video, pra me figure, me ne fund thame se u kompletua mozaiku. S’ka nga shkon tashme Gjushi, u kap me ze e figure. Por sapo hapa videon per dreq asnjeri prej Avdyleve nuk dukej ne tavoline.
Ta kishin ngaterruar Astrit Avdylin me Celen e OSHEE-se, me Jurgen Cyrbjen deputetin e PS-se, kryetarin lokal te PS-se, drejtorin e gjelberimit, komisionere dhe kontribues te tjere lokale te PS-se?!!!!
S’ka mundesi?!!! Doktori s’para ben keshtu gabimesh kollaj———-…
Ose ai qe ia ka derguar ka dashur ta fus ne qorrsokak Doktorin, ose Doktori ka ngaterruar videon dhe ne vend te asaj te Gjushit me Avdylajt, ka nisur videon e Gjushit me shtabin e PS-se?!!!!
Doktor, zamet e ke, kontrolloje dhe njehere memorien se mos e ke ngaterruar gabimisht videon, se rreth e rrotull ke plot njeres qe i njohin nga afer Avdylajt.
Jo per gje po mezi po presim ta shohim Gjushin me Avdylajt edhe me ze edhe me figure..
Ne video: Dreka e shtabit elektoral te PS-se bashke me kontribuesit lokale te fushates, e shtruar te vendi i quajtur Kodra e Kuajeve ne Shkallnuer…