Doktori sot kaloi një ditë të mërzitshme në Lalëz.
Pas xhiros së mëngjesit deri tek “Syri i Kuçedrës”, u kthye të merrej me Facebook-un.
Lajmi se Luli kishte ardhur deri në Manzë, tek të ardhurit kryesisht nga Tropoja që janë vendosur në atë zonë, e mërziti më shumë kur pa postimin e Lulit.
Nuk kishte thënë ndonjë gjë të fortë kundër qeverisë.
Vetëm kishte theksuar se qeveria i persekuton, se janë me origjinë nga fshati i Doktorit.
Pastaj sa e kishte dëgjuar Bled Klosi, kishte shkuar më pas me batanije.
-Ky sikur punon në Shtabin e Edvin Ramës, tha me vete.
E njofton atë si të rregullojë punën.
Doli i mërzitur jashtë.
Hodhi një sy nga vilat, por prapë asnjeri rrotull.
Dy tërmetet e drekës as u ndjenë fare.
Një demokrat nga Tropoja i kishte shkruar se një oficer i RENEA-s ka rënë në greminë, por nuk kanë helikopterë, se e përdor Edi Rama për të bredhur për qejf.
U gëzua shumë. Filloi të bëjë postimin që Edi Rama bredh me helikopter dhe ka lënë një oficer në greminë.
Pastaj kur e postoi, mësoi se e kishin nxjerrë. E fshiu prapë.
E bëri sikur atë e nxorrën, pa ndihmën e Edi Ramës.
-Iku dhe kjo tha me vete…
-Ça t’i shkruaj ndonjë gjë, ça t’i shkruaj ndonjë gjë….
Zeni i kishte shkruar se kishin nevojë për një editorial për Syrin, se Çimi e ka radhën muajin tjetër për të shkruar.
U ul e shkruajti dhe atë.
Doli prapë shetitje.
Duke ecur buzë bregut po mendonte sikur të kishte mundësi të shpërthente dhe një herë tërmeti.
-Ky i pari nuk bëri gjë. Emergjenca kaloi, ky po mbledh lekë, njerëzit po sistemohen. Duhet një tjetër i fortë, tha.
-Mos të ngelet gjë në këmbë.
Pastaj ta shikoj këtë Edvin Mafian, a ja del dot.