• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Doktorresha sulmon ministrat e Ramës: Mos na flisni për shkollim se nuk keni të krahasuar me ne, vetëm në një diplomë na e kaloni… lëpirje menderesh

February 7, 2019
in Aktualitet, Debat, Kryesore

Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza në Kuvend. Kryetarja e LSI-së shprehet e shqetësuar pasi sipas saj sot në PS po ecet duke ju servilosur Edi Ramës. Kryemadhi sugjeron që të ndiqet shembulli i LSI ku nënvizon se gjithçka është sipas meritokracisë.

Gjithashtu në qendër të akuzave të saj ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pikërisht pas shkarkimit të katër zyrtarëve një ditë më parë për abuzim me tendera, nga radhët e LSI-së, siç u publikua në media.

Kryemadhi i kujtoi Gjonajt një lidhje farefisnore me bashkëshortin e saj Ilir Metën, por tha se ishte e papranueshme që ajo kërcënonte gjyqtarë e prokurorë për arrestimin e zyrtarëve në ministrinë e Drejtësisë. Kryemadhi shtoi ndër të tjera se zonja Gjonaj duhet të kujtonte “bëmat” e të shoqit.

Më pas Monika sulmoi dhe Spiropalin, duke e cilësuar

KRYEMADHI: Elisa nuk e di a ka diplomë apo jo… Mos guxojë më njeri nga ju të përmendi diplomat se nuk dimë si dalim këtej nga ana juaj se vetëm me një diplomë na e kaloni, atë për ti lëpirë medren kryetarit të partisë… na e kaloni për këtë dhe nuk kemi ca të themi.

Këtu asnjë nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cenojë asnjë deputet, aq më shumë të LSI. Po ju them mblidhni radhët e PS, merreni partinë në dorë, mos shkatërroni këtë aset të shqiptarëve, pavarësisht ndryshimeve që kemi se nesër do jetë shumë vonë për ju dhe për shqiptarët.

SPIROPALI: Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën qesharake, vulgare e banale, nuk do e thurnim kaq perfekt, shembulli më vulg i të bërit politikë sapo e dëgjuam, në seancën e parë u ngrit kryetari i opozitës, i quajti kukulla se janë gra, e një kupac i vënë në atë pozicion nga ky njeri që flet këtu me gjuhën e shthurur, një pupas pa asnjë meritë, kontribut, që po merr më qafë opozitën shqiptarëve, përdor gjuhë seksiste dhe ofenduese ndaj grave ministre që kanë më shumë dinjitet dhe punë se ata që ai ka futur në partinë e vet, që anëtar të Kryesisë e bëri atë kokëvezën që goditi me vezë.

Ministri i Brendshëm me shumë fisnikëri sqaroi situatën, jo se ka përgjegjësi, se për këtë flasin letrat. Por të përdorni një vajzë të mitur si mjete politike për të goditur kundërshtarin, unë fola me familjarët dhe ishin gati të dilnin publikisht nëse nuk do kishin atë hall që u ka rënë.

Zonja kryemadhi në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj që ka qenë nëndrejtoresha e “Qemal Stafës” mund tua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në vend, që fitoi bursë në kolegjet e SHBA. Në atë kohë ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH dhe duke u marrë me Shqipërinë, dakord moj zonjë, ju shkatërruat sistemit edhe brenda PS edhe si funksiononte administrata dhe këtë e dëshmojnë edhe kolegët. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne.

Next Post

Disa foto të “panjohura” të Grida Dumës dhe fati i shenjuar politik i saj dhe i Salianjit në PD

Zbardhet e plotë ngjarja e Kavajës: Nga esse-ja për shokun e klasës, filmimi në momentet intime, shfrytëzimi me para dhe sms-ja që zbuloi gjithçka

Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të emigrojnë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved