Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës, në lidhje me skandalin e lobimeve në SHBA në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar disa dokumente të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, që sipas tij, vërtetojnë akuzat ndaj Bashës.
Postimi i plotë i Ballës:
Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).
A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763?
👉dokumenti i parë (foto)
6414-Exhibit-AB-20170331-1
A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?
👉dokumenti i tretë (foto)
6414-Supplemental-Statement-20171114-2
A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?
👉dokumenti i katërt (foto)
6414-Exhibit-AB-20171114-3
Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!