• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet greke: Sulmi i porositur i subjekteve penale ndaj sistemit të drejtësisë

January 24, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Nga dokumentet zyrtare që zotëron gazeta TemA dhe që po i bën të njohur për lexuesin e saj rezulton se për autoritetet greke nuk ekziston çështja ndaj gjyqtares Irena Gjoka, sepse ajo është arkivuar, pa u ekzekutuar, pa u regjistruar në penalitet dhe pa prodhuar asnjë pasojë penale. Gjithçka tjetër që serviret përditë nga propaganda është e fabrikuar, e shkëputur nga faktet dhe nga realiteti dhe e përdorur si instrument sulmi politik ndaj sistemit të drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Janinës: një akt formal, pa pasoja penale

Në vitin 2005, Gjykata e Shkallës së Parë Janinë ka dhënë vendimin penal në mungesë ndaj Irena Gjokës, lidhur me përdorimin e një dokumenti udhëtimi të falsifikuar gjatë një kontrolli kufitar në Kakavijë në vitin 2002. Vendimi u dha në mungesë, parashikonte tre muaj burg të konvertueshëm në gjobë, si dhe një gjobë financiare.

Siç del qartë në vendimin e plotë të siguruar nga gazeta TemA, ky është i vetmi fakt penal që ekziston në fashikull dhe që është një vendim i shkallës së parë, i dhënë përpara hyrjes në fuqi të një ligji më të favorshëm penal, mirëpo pa u bërë kurrë i formës së prerë.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Akti i Prokurorisë së Apelit: mos-ekzekutim dhe arkivim

Pas hyrjes në fuqi të ligjit grek nr. 3346/2005, Prokuroria pranë Gjykatës së Janinës, në cilësinë e organit të ekzekutimit dhe të ankimit, ka nxjerrë Aktin nr. 492/2005, me të cilin ka vendosur mos-ekzekutimin e vendimit të shkallës së parë dhe arkivimin e tij.

Ky akt, i datës 19 dhjetor 2005, të cilin gazeta TemA e disponon, e nxjerr vendimin penal jashtë çdo veprimi ekzekutiv, në zbatim të nenit 32 të ligjit të ri, duke e bërë atë praktikisht nul në efektet e tij. Në terma juridikë, vendimi mbetet vetëm si një akt formal historik, pa pasoja penale, pa dënim efektiv dhe pa status penal për subjektin.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Përgjigjja zyrtare e Greqisë për Shqipërinë: çështja nuk figuron

Sqarimi përfundimtar vjen nga vetë autoritetet greke. Në një përgjigje zyrtare të datës 13 qershor 2025, të cilën gazeta TemA po e vë në dispozicion të lexuesit të saj, Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, përmes Zyrës së Hetuesit, i ka komunikuar Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë se vendimi nr. 1447/2005 është origjinal, por nuk është ekzekutuar; është arkivuar sipas ligjit grek 3346/2005 dhe nuk është regjistruar në dëshminë e penalitetit të subjektit.

Ky dokument zyrtar e mbyll çdo debat juridik: për shtetin grek, kjo çështje nuk ekziston. Nuk ka dënim të ekzekutuar, nuk ka regjistër penal, nuk ka pasojë ligjore.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Nga faktet te sulmet politike

Në këtë kontekst, tentativa për të rihapur një çështje të arkivuar prej gati dy dekadash nuk ka asnjë bazë juridike. Ajo ka kuptim vetëm për përdorim sulmi politik. Burime pranë gazetës TemA bëjnë të ditur se gjithçka është në shërbim politik, ku emra të caktuar të politikës, si Fredi Beleri, i vihen në dispozicion Sali Berisha për të shpifur fakte që nuk ekzistojnë dhe për të ndërtuar narrativa artificiale kundër drejtësisë, subjekte të së cilës kanë qenë dhe vijojnë të jenë.

Nuk është as më shumë dhe as më pak se sulmi i të inkriminuarve dhe i “viktimave” të drejtësisë së re ndaj vetë sistemit të drejtësisë. Një përpjekje për ta delegjitimuar atë, jo përmes fakteve, por përmes keqinterpretimit të qëllimshëm të dokumenteve që vetë autoritetet greke i kanë shpallur të mbyllura dhe pa efekt.

Siç edhe këto dokumente të siguruara nga gazeta TemA vunë në dukje, për shtetin Grek, prokurorinë dhe gjykatën e këtij vendi, çështja Irena Gjoka nuk ekziston. Çdo pretendim për të kundërtën është politik, i porositur dhe i ndërtuar mbi një realitet që juridikisht ka pushuar së ekzistuari prej vitesh.

Next Post

Kompleksi i Noriegës!

Për të sot ështe dita e fundit e lirisë ose e "marrëzisë së madhështisë"! Saliu në gënjeshtrën e 101 do të rrëzoi Ramën me turma qesharake kur... qindra mijëra serb nuk mund të rrëzojnë Vuçiç dhe qindra mijra grek Micotaqin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved