Kreu i shtetit Ilir Meta, zbulohet se së fundi ka blerë një makinë superluksoze për xhepat tanë, e cila ka kushtuar gati 3 herë më shumë se çmimi i saj fillestar (foto mëposhtë). Pra, Meta ka blerë një makinë të re me lekët tona tek “Auto Star Albania” (në pronësi të biznesmenit Shefqet Kastrati), në vlerën 257 milion lekë, ku modeli bazë i “Mercedes Benz” të blerë prej tij kushton nga 90-103 mije dollarë.
Pak para natës së ndërrimit të viteve, gjatë një interviste tek emisioni “Xing me Ermalin, Meta përpiqej t’i mbushte mendjen shqiptarëve, se bënte një jetë modeste dhe historitë që qarkullojnë për vilat e tij luksoze me 11 banjo, janë një “thashethem”!
Me këtë blerje, sikur mos mjaftonin dy makinat luksoze që përdor bashkëshortja e saj tip “Range Rover” (foto mëposhtë), të cilat nuk i justifikojnë aspak me të ardhurat që kanë pasur ndër vite të dy bashkëshortët (e ndarë për së gjalli për ideal të partisë), Meta dëshmon edhe njëherë, se në pushtet e mban vetëm sëmundja e tij prej kleptomani të pandreqshëm.
Makina e Presidentit modest, jo vetëm që se justifikon vlerën e saj, por shpenzimi i ekzekutuar në datën 29 dhjetor 2017 është i pakuptimtë pasi pak javë përpara se z. Meta të merrte detyrën, paraardhësi i tij z. Nishani bleu një tjetër autoveturë, me çmim të kripur në vlerën 69 milion lekë./Tellalli.al