Flamur Noka ka bërë një masakër të vërtetë kur ka qenë drejtor i Bordit të Entit të Banesave.
Ai ka pajisur me apartamente si të pastrehë në Sarandë, njerëz që nuk kishin asnjë lidhje me këtë qytet.
Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, e motra, por dhe shtetas të huaj.
Madje, në listën që kanë përfituar apartamente në Sarandë si të pastrehë, janë edhe milionerë.
Një prej tyre është Shkëlqim Beshiri.
Për të gjithë ata që nuk e njohin, Beshiri, përveçe milioner, është edhe mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Pikërisht falë këtij të fundit, Flamur Noka ka mundur të shpëtojë pa asnjë hetim, për masakrën që ka bërë në Sarandë, duke iu dhënë banesa sit ë pastrehë, njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me këtë qytet.
Ky është një skandal që duhet hetuar nga Prokuroria, pasi është një vjedhje e pastër, nga një njeri që ka bërë me shtëpi pushimi në Sarandë, vëllezërit e tij, motrën, dhe gjithë miqtë e tij dhe miqve të tij.
Më poshtë, famsikilet e siguruara nga gazeta TemA tregojnë se si ka përfituar vëllai, motra e Nokës, qytetarë të huaj dhe Shkëlqim Beshiri.(TemA)