Edhe pse ishte renditur e para në portalin Mësues për Shqipërinë, Josilda Shkëmbi nga Bilishti ende nuk kishte gjetur një punë si mësuese, pas studimeve për Histori.
Në shkollën ku ajo synonte të jepte lëndën e historisë, kjo lëndë jepej nga një mësuese e gjuhë -letërsisë jashtë profilit.
Mjaftoi një ankesë e saj në shqipëriaqëduam.al që zyra arsimore në Devoll të largonte mësuesen jashtë profilit dhe ta caktonte ankimuesen si mësuese definitive në atë shkollë.
“Aplikova në platformë dhe e mora përgjigjen në një kohë shumë të shkurtër. Ju shpreh mirënjohjen që më dhatë mundësinë të fitoj të drejtën time”, tha mësuesja nga Bilishti.
“Është rasti për të nënvijëzuar që hyjmë në një fazë të re të reformës në arsim me një ristrukturim të rrjetit të drejtorive arsimore dhe transformim të shërbimeve arsimore që do jenë shumë më efikase”, tha Kryeministri Rama.