Suksesi historik i Luiza Gegës, me atleten shqiptare që u shpall kampione Europe në mbrëmjen e djeshme bëri jehonë në rrjetet sociale, me 33-vjeçare që mori urime publike nga figura të shquara të botës së sportit dhe politikës.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi i cili me anë të një postimi në “Instagram” ka uruar Luizën për fitoren, por dhe ka shfrytëzuar këtë postim për të shtruar një pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama se pse arritjet e tij nuk janë vlerësuar si në rastin e atletes dhe pse ai është shpallur kampion Europe dhe Bote duke përfaqësuar Shqipërinë.
“Shumë urime Luiza Gega kampione Europe.
Unë kampion Bote, kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë me shpenzime personale.
Edi Rama, po unë nuk meritoj respekt? Apo bilardo.”, është shprehur Eklent Kaçi.