‘Refuzimi’ i madh i Melania Trump, teksa kthehej në Shtëpinë e bardhë së bashku me presidentin pas një vizite në Ohio, nuk ka kaluar pa rënë në sy.
Pas episodit të Romës, first lady ka fshehur duart nën një pallto të verdhë, duke refuzuar edhe këtë herë ti shtrëngojë dorën Donald Trump-it.
Gjithçka nën reflektorët e pamëshirshëm të fotografëve prezent, të cilët kanë fotografuar të njëjtën skenë, si në Romë, teksa çifti presidencial zbriste nga Marine One.
Një gjest që tregon edhe një herë ftohjen mes të dyve, ashtu siç komentojnë edhe shumë përdorues në Twitter.