Taksa e trafikut “vdiq”. Manhattan dhe i gjithë Nju Jorku janë të sigurt. Rroftë mbreti”, ishte vetë Donald Trump që e shkroi këtë në rrjetin e tij social “Truth” duke iu referuar heqjes së një takse qarkullimi në atë që ai e cilëson “qytetin e tij”.
Për të festuar këtë moment historik, Shtëpia e Bardhë postoi një kopertinë të modifikuar të revistës “Time” duke e prezantuar Presidentin me një kurorë të artë në kokë në sfondin e rrokaqiejve të Manhatanit. Në vend të emrit të gazetës historike shkruhej vetëm “Trump”.
“Ne do të shihemi në gjykatë” iu përgjigj guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, sekretarit për transportin Sean Duffy, i cili i dërgoi asaj letrën ku ishte anulimi i taksës së qarkullimit në Manhatan.
“Ne jemi një komb ligjesh, jo i sunduar nga një mbret. Autoriteti Metropolitan i Tranzitit, i cili ishte përgjegjës për zbatimin e taksës, e apeloi menjëherë vendimin në gjykatë”, shtoi ajo.
Kathy Hochul e mbrojti taksën e qarkullimit.
“Që kur taksa, e pari e këtij lloji në vend, hyri në fuqi muajin e kaluar, trafiku ka rënë në mënyrë dramatike dhe udhëtarët po shkojnë në punë më shpejt se kurrë. Shfaqjet në Broadëay po shiten dhe trafiku i këmbësorëve për bizneset lokale është rritur” shtoi ajo.
Kopertina e rreme me “Mbretin Trump” ka ndezur debatin politik në SHBA.
“Republikanë, ndaloni së ekzagjeruari dhe ta quani mbret”. Përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Don Beyer shkroi në X: “Në Shtetet e Bashkuara, ne nuk kemi mbret”, tha David Hogg, nënkryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik.
Këtij koncepti i bëri jehonë edhe guvernatori i Illinois, JB Pritzker.
“Si guvernator i Illinois, betimi im është për Kushtetutën e shtetit tonë dhe kombit tonë. Në Amerikë ne nuk kemi mbret dhe unë nuk do të gjunjëzohem para asnjërit prej tyre”, tha ai
https://x.com/WhiteHouse/status/1892295984928993698?