Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur “emergjencën kombëtare” për shkak të pandemisë së koronavirusit. Trump theksoi se kjo gjë i “jep akses te 50 miliardë dollarë shteteve dhe territoreve në luftën e përbashkët kundër kësaj sëmundjeje”.
Presidenti amerikan u kërkoi të gjitha shteteve amerikane që të ngrenë menjëherë qendrat e emergjencës.