Ish-presidenti amerikan Donald Trump është zyrtarisht i arrestuar pasi ka mbërritur në zyrën e prokurorit të Manhattanit. Trumpit i janë marrë shenjat e gishtave për çështjen penale për të cilën akuzohet.
Por, Donald Trump nuk do të vihet nën pranga dhe do të gjykohet në gjendje të lirë. Kjo për shkak se duke qenë ish-president, Trump mbahet ende në ruajtje nga Shërbimi Sekret dhe nuk ka gjasa që të arratiset apo të përpiqet që të dëmtojë hetimet ndaj tij.
Ai do të dalë në sallën e gjyqit, ku dhe do të njihet zyrtarisht me akuzat ndaj tij. Por gjykatësi nuk ka lejuar që në sallën e gjyqit të jenë të pranishme mediat dhe raportohet se nuk do të ketë asnjë fotografim të tij.
https://twitter.com/TheThe1776/status/1643308046507212800?