Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore për 21 QV nga 36 në total. Më tej bëhet me dije se janë edhe 15 për tu dorëzuar.
Komisionet e Qendrave të Votimit po vijojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 88. Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit.