Një nga personar të cilit i del emri në dosjen amerikane ku shënohet si “Personi B”, quhet Dorian Ducka.
Doriani ka histori të larmishme me pushtetin. Ai nga lehësit e Metës dhe Berisha i faturohetsi “këshilltar Ramës”, por kjo është një guenjeshtër e trash sepse Berisha, që tani e quan “supermafioz”, e ka patur në qeverinë e përbashkët me Metën në postin e zv.ministrit.
Madje Doriani njihej asokohe si mik i ngushtë i Damir Fazllic, me të cilin shihej në lokalet e natës në Tiranë.
Ja si e përshkruante Dorianin në 2019 portali i gazetarit Alfred Lela, që sot është zëdhënës i Berishës, në një shkrim me titull: “Kryeministri Rama shpërblen gruan e njeriut të Metës që i organizoi ‘darkën e gabuar’ në Berlin”
“Kryeministri Rama ka firmosur emërimin e Xhoana Lilajt, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të AKEP-it.
Caktimi i saj në këtë pozitë, duket më shume si një shpërblim për kontributin qe bashkëshorti i saj, Dorian Duçka, pati në organizimin e ‘darkës së gabuar’ të kryeministrit me disa deputetë gjermanë në Berlin.
Duçka, njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me Ilir Meta, teksa ka shërbyer edhe si ish-zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë” si përfaqësues i LSI.
Duçka përmendet në media si “nipi” i Ilir Metës.