Shpërthimi i Ilir Metës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ në Report Tv. Gazetari Adriatik Doçi shprehet se shkuarja e Altin Dumanit në burgun e Fierit për të marrë dëshmi nga Kastriot Ismailaj është një veprim hetimor krejt normal.
‘Ka pasur përpjekje për ti marrë dëshmi. Nuk ka konfirmim nëse ka dhënë dëshmi. Ka shkuar vetë Dumani, meqë është investuar tek hetimi i CEZ/DIA. Kreu i SPAK mund të përfshihet në çështje të caktuara. Përpos kësaj, SPAK ka administruar 3 dëshmi shumë të rëndësishme që implikojnë Ilir Metën në CEZ/DIA. Është veprim krejt normal hetimor. Nuk është ndaj një komplot ndaj PL’, thotë Doçi.
Nga ana tjetër, Doçi zbërthen hetimet e Prokurorisë së Posaçme për 3 dosjet ndaj Ilir Metës, që përfshijnë CEZ/DIA, të lobimeve në SHBA si dhe shërbimeve estetike në Vjenë e San Marino.
‘Para disa muajsh i ka dhënë një mesazh prokurorit të çështjes së lobimeve në SHBA dhe shërbimeve estetike Arben Kraja. Janë dy dosje. Prokurorët e lobimit, janë Kraja dhe një tjetër. U ka dhënë një lloj mesazhi, je spordhjaku i partisë. Turbuillimi dhe paniku ikëto ditë lidhet me veprimnet hetimore të SPAK të CEZ/DIA. Sulmet e ditës së fundit, është një lloj strategjie politke, reflektojnë veprimet me dosjen CEZ/DIA. Nëse tek dosja e lobimit dhe shërbimit estetik, SPAK ka prova, dosja CEZ/ DIA e vizatojnë Ilir Metën si pronarin faktik të kësaj afere.
Dëshmitë janë të Elvis Matës, drejtori ekzekutiv e kompanisë DIA, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës. Dëshmia tjetër e Vojsava Ismailajt, gruaja e Kastriotit, ka rrëfyer se pas kësaj çështjeje fhshihet Meta dhe Kryemadhi. Tjetër është e Jozef Hisefit. Këto dëshmi implikojnë Ilir Metën dhe rrezikohet një urdhër arresti Ilir Metës. Ilir Meta fshihej pas Kastriot Ismailaj. Nuk dimë çfarë ka rrëfyer Kastriot Ismailaj. Së pari jemi drejt fundit të veprimeve të SPAK për CEZ/DIA dhe do të ketë një lloj vendimmarrje.
Është avancuar me dosjen e lobimit. Ka patur një lloj ngërçi për shkak të letërporosive që ka çuar SPAK në Qipro dhe ka kthyer përgjigje por për prokurorët e SPAK nuk kanë qenë të plota. Ka akuzë për korrupison me 1.2 milionë euro lobim në SHBA dhe shërbime estetike në Vjenë dhe në një klinikë në San Marino që besohet se Monika Kryemadhi i ka marrë që në vitin 2004. Besohet se është avancuar dhe do të merret një vendim për këtë dosje’, vijon më tej Doçi.