Këtë të diel Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi dy ndeshjet e mbetura të vlefshme për raundin e 11-të. Në Durrës ndeshja ishte dramatike, pasi Partizani përmbysi 2-3 Teutën, ndërsa AF Elbasani fitoi 1-0 kundër Egnatias.
Në “Niko Dovana” vendasit e Teutës përjetuan një dramë të vërtetë duke u përmbysur 2-3 nga Partizani, paçka se “Demat” e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për të besuarit e Enkeleid Dobit. Xhoeli Maçolli në minutën e 32-të dhe Ardit Toli (gol direkt nga këndi) ishin autorët e golave për Teutën. Në fraksionin e dytë Contreras shkurtoi për 2-1 te Partizani, para se Gonzales te Teuta të gabonte penalltinë. Sërish Contreras në minutën e 66-të barazoi rezultatin për 2-2. Kolumbiani, i cili u fut në fushë në minutën e 53 ishte “engjëll dhe djall” në këtë sfidë, doli me karton të kuq në minutën e 76-të. Partizani nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 86-të Toma u tregua i saktë nga 11 metërshi për t’i dhënë tri pikë me shumë vuajtje Partizanit. Pas tre ndeshjeve “Demat” rikthehen te tri pikët dhe ngjiten në kuotën e 12-të të tillave.
Në “Elbasan Arena”, vendasit e AF Elbasanit fituan 1-0 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Ndeshja u vendos nga goli i Blaise Tsague në minutën e 67-të. Egnatia mbeti me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Jaime në minutën e 49-të.
LEXO EDHE:
Kategoria e Parë/ Skënderbeu ‘marshon’ drejt elitës, fiton 2-3 në Fier kundër Apolonisë (Renditja)
Pas javës së 11-të Superliga kryesohet nga Vllaznia dhe AF Elbasani me nga 23 pikë, ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo. Partizani, Flamurtari dhe Tirana mbeten në fund.
Superliga, raundi 11-të:
E premte, 07 nëntor 2025
17:00 Bylis 0-1 Flamurtari (stadiumi i Vlorës)
E shtunë, 08 nëntor 2025
14:00 Tirana 0-2 Vora
17:00 Vllaznia 1-0 Dinamo
E diel, 09 nëntor 2025
17:00 AF Elbasani 1-0 Egnatia
17:00 Teuta 2-3 Partizani
Renditja:





