Politika në vendin tonë ia doli të nështrojë dhe vendosë nën thundrën e saj sitemin e drejtësisë. Edhe pse korrupsioni gëlonte sheshit rezultatetet e fazës së parë të Vettingut kanë surprizuar ndërkombëtarët, mbështetësit kryesor të reformës në drejtësi. Edhe ata janë habitur nga numri i lartë i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët ngecën në rrjetë. Nga marsi i këtij viti deri në 20 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra 13 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa numri pritet që të rritet në vijim.
Disa prej emrave të shkarkuar nga Vettingu
- Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)
- Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.
- Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)
- Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)
- Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar
- Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).
- Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.
- Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar.
BILANCI I VETTINGUT 2018
Janë shkarkuar 21
Janë konfirmuar 27
Janë dorëhequr 3
Në proces 6
Apeluar ne Kolegj 7 nga 27
Në total 57