(Skandal) Kuvendi ka vijuar me procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP,
dy institucioneve që do të qeverisin gjyqësorin dhe prokurorinë.
Pasi lista e parë nuk mori në Kuvend 2/3-tat e votave, nënkomisioni që ka përsipër këtë përgjegjësi hodhi sot shortin e dytë, nga e cila ka dalë një listë e re.
Por para se të hidhte shortin, nënkomisioni ka skualifikuar nga listat e kandidatëve të shoqërisë civile Altin Hazizajn, e gjitha në përputhje me një shkresë të dërguar në Kuvend-gjatë kohës kur atë e drejtonte Ilir Meta, prokuroja Rovena Gashi në funksion të ligjit për dekriminalizimin.
Altin Hazizaj nuk është një kriminel, pra një person që është marrë me aktivitet kriminal.
Ai është thjesht një gazetar që ka marrë pjesë në një protestë të paligjshme në vitin 1996-të dhe,
është ndaluar e më pas gjykuar e dënuar me gjobë për pjesmarrje në një protestë të paligjshme, cilësuar kështu nga rregjimi i Sali Berishës.
Rovena Gashi-prokurorja që po “pastron” politikën dhe institucionet nga “kriminelët”,
thotë se Altin Hazizaj penalizohet për shkak se nuk ka treguar dënimin.
Absurdi i një ligji tërësisht antikushtetues godet banalisht dhe kështu.
Shorti ka vijuar me një kandidat me pak.
Nuk pati të reja nga goglat edhe këtë herë.
Perveç një fakti që mund të ndryshojë krejt lojën politike në Kuvend.
Njëra prej goglave fituese ka patur si emër Fatos Lazimin, aktualisht avokat dhe një ish punëtor i hershëm i SHIK-rekrutuar nga Bashkim Gazidede nga rrethi i tij i dibranëve, mbetur aty si drejtor i drejtorisë së përpunimit të informacionit, por mbi të gjitha djali i tezës së Monika Kryemadhit, kryetares së partise së dytë në opozitë, LSI.
Nuk dihet ende çfarë mendon tani LSI, por është e rëndësishme që faktet të bëhen publike.
KANDIDATET PER KLGJ:
Nga radhët e avokatisë, shorti ka zgjedhur:
1- Fatos Lazimi
2-Fatmira Luli
Nga trupa e pedagogëve:
1-Maksim Qoku
2-Mirela Bogdani
Nga Shoqëria Civile
1-Laureta Llagami
KANDIDATËT PËR KLP:
Nga trupa e avokatisë shorti ka zgjedhur:
1-Gezim Allaraj
2-Floreta Gjini
Nga trupa e pedagogeve:
1-Eneida Sema
2-Genti Brahimi
Nga radhët e shoqërisë civile:
1-Andi Murataj