Gjykata Kushtetuese është mbledhur dje në seancë plenare për të diskutuar sa u takon zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019. Pak ditë më parë Komisioni i Venecias la në fuqi 30 qershorin dhe nuk këshillonte Kushtetuesen që t’i përsërisë zgjedhjet vendore të 2019, madje nuk ka tagrin të gjykoi ligjshmërinë e zgjedhjeve.
Megjithatë diGjykata Kushtetuese është mbledhur dje në seancë plenare për të diskutuar sa u takon zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019. Pak ditë më parë Komisioni i Venecias la në fuqi 30 qershorin dhe nuk këshillonte Kushtetuesen që t’i përsërisë zgjedhjet vendore të 2019, madje nuk ka tagrin të gjykoi ligjshmërinë e zgjedhjeve.
Megjithatë ditën e djeshme kjo gjykatë është mbledhur për këtë çështje dhe për të marrë një vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo dhe të çudit padituria e Vitore Tushës kryetares pa mandat të Kushtetueses që nuk e di se ka gjykata të posaçme si Kolegji zgjedhor, KQZ dhe KAS për t’i gjykuar.
Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi, Presidenca, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, Partia Bindja Demokratike dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa gazeta ka mësuar detaje nga ato që kanë ndodhur në mbledhjen e djeshme.
Presidenca kërkon të injorohet “Venecia”
Kështu avokati i Shoqatës së Bashkive, Jordan Daci deklaroi dje se Kushtetuesja duhet të injorojë opinionin e Komisionit të Venecias, pasi nuk duhet të ketë si interes ekuilibrat politike. “Lidhur me opinionin e marrë nga gjykata, opinioni nuk është detyrues.
Thuhet që Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për sa i përket shqyrtimit të procesit zgjedhor. Komisioni Venecias ka më tepër opinion politik se përgjigje juridike për pyetjet e dërguara. Ajo e bën për të ruajtur ekuilibrat politike.
Por gjykata duhet ta injorojë ketë opinion të komisionit të Venecias pasi gjykata nuk duhet të ketë si interes ekuilibrat politike”, deklaroi Daci. Ndërsa përfaqësuesja e Presidencës, Ketrin Treska u shpreh se presidenti Ilir Meta mbështet kërkesën e Shoqatës së Bashkive, ku duhet të shpallen të pavlefshme zgjedhjet vendore të vitit 2019. “Presidenti përsërit se mbështet kërkesën e Shoqatës së Bashkive.
Kërkesat janë të drejta dhe çmojmë se duhet të shqyrtohet nga Gjykata dhe të pranohet. Objekt nuk është dekreti i presidentit dhe as veprimtaria kushtetuese, por në thelb është anti-kushtetutshmëria e zgjedhjeve vendore. Presidenti në përmbushje të rolit që ka, e ka shprehur qëndrimin e tij më dekret. Procesi i votimeve të 30 qershorit 2019 u zhvillua në një datë që nuk ishte caktuar nga presidenti, i vetmi organ që e cakton”, deklaroi Treska.
Vitore Tusha në një linjë me Metën
Edhe kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dalë dje kundër Komisionit të Venecias. Mësohet se në seancën e djeshme për zgjedhjet vendore të vitit 2019, zonja Tusha është shprehur se “Venecia” ka gabuar kur thotë se Kushtetuesja nuk ka kompetencë të shqyrtojë këtë çështje. “Gjykojmë që Komisioni i Venecias nuk e ka të saktë, kur thotë se Gjykata Kushtetuese se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese”, mësohet të jetë shprehur Tusha duke çuditur opinioni se përse duhet të shkohet në Strasburg apo për Ilir Metën dhe Voltanën.
PS del kundër, vendimi jepet brenda muajit
Por përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi e pranishme në seancë ka dalë kundër Presidencës dhe Shoqatës së Bashkive, ndërsa theksoi se Kushtetuesja nuk e ka tagrin për shqyrtimin e zgjedhjeve. “Gjykata Kushtetuese nuk e ka juridiksionin për shqyrtimin e zgjedhjeve. Kushtetuta dhe ligji për zgjedhjet ia lë këtë organeve si KQZ apo Kolegjit Zgjedhor në Gjykatën e Tiranës”, deklaroi Arbi.
Ndërkohë përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona theksoi se “Venecia” nuk është bazuar në qëndrime politike, duke i dhënë të drejtë opinionit. “Gjykata Kushtetuese nuk vlerësojnë administrimin e proceseve zgjedhore, aq më shumë kur janë vendore. Kjo kërkesë duhet të rrezohet dhe nuk duhet të pranohet”, deklaroi Kokona. Mirëpo pasi dëgjoi pretendimet e palëve për gati 1 orë e gjysmë, trupa gjykuese u tërhoq për vendim. Mësohet se kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha është shprehur se vendimi do t’u komunikohet palëve brenda afateve. Pra tashmë topi është në dorën e Kushtetueses, ku sipas ligjit, vendimi për 30 qershorin duhet të jepet brenda 1 muaj.
tën e djeshme kjo gjykatë është mbledhur për këtë çështje dhe për të marrë një vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo dhe të çudit padituroia e Viktore Tushës kryetares pa mandat të Kushtetues që nuk e di se ka gjykata të posaçme si Kolegji zgjedhor, KQZ dhe KAS.