“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” është ky postulat që është kthyer në fakt në Gjykatën e Lartë shqiptare. Report Tv ka mundur të zbardh një raporttv të kësaj gjykate e cila pranon se ka mundur të shqyrtojë vetëm 21% të dosjeve të qytetarëve që presin një të drejtë nga kjo gjykatë.
Sipas raportit në vitin 2017 me tre kolegjet e saj atë civil, penal dhe administrativ gjykata e lartë ka shqyrtuar 4713 cështje nga 22500 që ndodhen ende në arkivën e saj për t’u shqyrtuar. E përkthyer në përqindje situate paraqitet e tillë ku 79 % e dosjeve janë ende pa një vendimarrje. Vetë gjykata pranon se “Numri i madh i çështjeve të grumbulluara ndër vite mbetet një problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë”.
Por përse ndodh kjo?
Dhe pse gjykata e lartë nuk e përmend në raportin statistikorë të saj një problem mbetet mungesa e gjyqtarëve ku aktualisht në këtë gjykatë janë 9 anëtarë nga 19 që duhet të ketë me ligj. Aktualisht asnjë zëvëdnësim nuk mund të bëhet për të shtuar numrin e gjyqtareve të cilët do të plotësojnë nëntë vëndet e mebtura bosh për shkak se nuk ka mbaruar procesi i vettingut apo të kenë dalë rezultatet.
Vetëm për të shqyrtuar dosjet e prapambetura prej 22 500 që aktulisht janë në pritje kësaj gjykate pa pranuar asnjë ankim të ri për rekurs do ti duheshin me këto ritme minimalisht 4.5 vite duke shkuar në një zgjidhje të problemit deri në vitin 2023.