• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Drejtësia në dorë të “varrmihësve” mort do mbjelli deri sa t’i hiqet lopata nga dora

October 10, 2025
in Aktualitet, Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar

Pas krimit të paprecedent të një gjyqtari në detyrë, turmat e analistëve, lehsëve të mllefosur dhe të xhindosur nxorrën secili arsyet e tyre, se përse ndodhi, ashtu siç e mendojnë ata… dhe vdekjes, viktimës dhe autorit i’u bë gjyqi kolektiv.

Turmat e të egërsuarve nga padrejtësit e kësaj që ne e paguajmë për drejtësi, e bënë kurban gjyqtarin që humbi jetën duke kryer detyrën e tij, vetëm sepse kjo drejtësi edhe kur është e drejtë e ka marrë damkën… si e frikshme, e pabesë, e shitshme dhe e blershme, falë mënxyrave që i ka bërë këtij populli dhe këtij vendi.

Ndryshimi i emrave nga reforma pa formë e pagëzuar çdo ditë si drejtësia e re por fizikisht duke qenë shumë më e vjetër dhe arrogante se ajo që menduam se e hoqëm qafe, e zhyt edhe më shumë vendin në zgafellën e padrejtësisë, vetëm nga paaftësisë dhe mediokritetit i atyre që ne i votojmë si ligjbërës dhe fatkeqësisht janë llumbërës, që vuajnë nga simptomat e delirit të madhështisë… “ne mund ë bëjmë gjithçka edhe kur s’dimë asgjë”.

Të shikosh sot se ku është katandisur drejtësia pas vettingut të turpshëm, që seleksionoi figura të drejtësisë si qershiat e shurrosura të Nastradinit, duke lënë në detyrë ca prokuror dhe gjyqtarë si të shurrosur më pak, që kishin ditur të fshihnin plaçkën e bërë me shkollim mediokër dhe nivel të turpshëm profesional të ardhur nga magjistratura ku i mësonte dhe i këshillonte Argita me Abi Malltezin ndjehesh vërtet keq dhe i turpëruar për vendin ku jetojmë.

Shkaku i gangrenizimit të kësaj plagë të rëndë është se disa nga këta… djaj të lindur nga mitra e sistemit të gjakosur të të ashquajturës Drejtësi e Plepave, sot… e “pykave në dru”, ndjehen të paprekshëm edhe kur vrasin njerëz me çekiç edhe kur shkatërrojnë një jetë në menyrë të padrejtë me pranga. Madje habiten se përse urrehen kaq shumë duke mos e kuptuar kurrë se janë një trup dhe sikur shumë nga ata të jenë të përkryer, mjafton të ketë disa metastaza dhe shpresa për shërim e këtij organi aq të rëndësishëm jetësor për shtetin e së drejtës vdes.

Kjo i bënë që pas ngjarjes së rëndë, organizata, shoqate dhe drejtues të sistemit, cirren dhe ulërasin se do ngrihen edhe më të fortë por pa shpjeguar se për çfarë dhe kundra kujt?

Asnjë fjalë apo ndjesë prej tyre si pjesë e grupit të shkaktarëve e kësaj ngjarje kaq dhimbëshme dhe të pabesueshme në një shtet normal. Natyrisht krimi është krim por nuk ka asnjë krim pa shkak edhe nëse shkaku nuk është i arsyeshëm.

Krijimi i një opinioni mbarëkombëtar se drejtësia është një tezgë gabi ku shitet malli i përdorur shtrenjtë është një nga plagët më të rënda në vendin tonë dhe është njollë e turpshme për shtetin që aspiron të aderohet përkrah popujve të qytetëruar.

Kjo drejtësi sipas opinionit publik ka trimëruar krimin dhe ka terrorizuar qytetarët që përballjen me drejtësin e shikojnë si nje vrasje të ngadalshme moralisht, ekonomikisht dhe pas shumë vitesh edhe fizikisht…kur të troket pleqëria me orën e Jebrailit ëngjëllit të vdekjes

Ndaj mburravecët e instuticioneve të Drejtësisë që përfitojnë nga hapësirat skandaloze ligjore të dhëna nga palo reforma duhet në radhë të parë të njohin veten se… a janë ata të njejtë me personin që shikojnë çdo ditë para pasqyrës kur krihen në mëngjez.

Nëse nuk reflektojnë atëhere ky sistem i instaluar drejtësie do ta ketë zili sistemin e Hoxhës më shumë për bëmat se sa për gjëmat dhe sa më shpejt duhet t’i vendosur “rrasa e vorrit” për të varrosur njëherë e përgjithmon për të mos prodhura viktima nga padrejtësia dhe varrosur një komb të tërë./A.B/Ekskluzive.al

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved