• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Drejtësisë shqiptare nuk i funksionon peshorja

October 22, 2025
in Blog

Nga Ilir Yzeiri

Të gjithë e dimë, madje ua mësojmë edhe fëmijëve, se simboli i drejtësisë është një peshore. Po nga vjen kjo shenjë që simbolizon drejtësinë dhe që është pranuar si e tillë në të gjitha institucionet e drejtësisë perëndimore ? Në traditën antike, peshorja përdorej në botën e përtejme për të peshuar shpirtërat. Kjo ishte një formë gjykimi në Egjiptin e lashtë ku perëndia Anubis peshonte zemrën e të ndjerit mbi një peshore, shigjetën e së Cilës e mbante Maat, perëndesha e drejtësisë dhe e së vertetës Kristianizmi më pas e mori këtë temë dhe aty Kryeëngjëlli Shën Mikel del si një kryeluftëtar dhe kampion i drejtësisë. Në një pikturë ai shfaqet duke mposhtur Satanain.

Kështu, nëse zemra ishte më e lehtë sesa shigjeta që e peshonte ajo ishte e dlirë dhe meritonte të shkonte në mbretërinë e të vdekurve. Nëse ishte më e rëndë ajo u hidhej djajve dhe botës së errët që ta copëtonin. Ndërsa në traditën e krishterë Kryeëngjëlli Mikel peshonte zemrat në gjykimin e fundit. Me kohë, kjo shenjë u bë simbol universal i drejtësisë. Të gjithë e dimë traditën e thërmuar të institucioneve shqiptare, por shumë pak e dinë se shqiptarët në kohën e Mesjetës kanë pasur një traditë perëndimore në lëmin e drejtësisë. Mjaft të sjellim në mendje «Statutet e Shkodrës » apo të Drishtit, të zbuluara nga dijetarja e famshme veneciane Lucia Nadin, për të parë se shqiptarët kanë qenë në rrjedhë të shekujve një popull normal perëndimor dhe me institucione të konsoliduara të drejtësisë.

Komuna e Shkodrës që në shekullin XIV kishte të kodifikuara me ligje jetën e saj shoqërore dhe marrëdhëniet mes grupeve të ndryshme vendase dhe me të huajt po ashtu.Aty ka një nen, përkatësisht ai 156 që titullohet «Mbi blerjen e gjykatësve». Aty thuhet – Nëse një gjykatës merr të holla dhe nëse një gjë e tillë provohet ai detyrohet të paguajë 8 hyperbere gjobë (monedha e kohës), Nga ana tjetër detyrohet t’i paguajë dëmin atij që e ka humbur gjyqin për shkak të tij. Në fund ai humb përgjithmonë të drejtën të ushtrojë detyrën e gjykatëst në Komunën tonë. E njëjta gjë vlen për noterin dhe çdo nëpunës të Komunës sonë.

Ajo që kam vënë re duke parë nenet e këtij statuti është se aty janë parashikuar rastet kur goditet gjykatësi, rastet kur goditen nëpunësit, por nuk është parashikuar asnjëherë rasti kur mund të vritet një gjytar apo një nëpunës në krye të detyrës. Do të mjaftonte kjo për të arritur në disa përfundime. Por e para është besimi dhe ajo që të bën përshtypje është vetëdija e një shoqërie që e ka ndërtuar jetën duke respektuar ligjet dhe kodet që ka shkruar vetë.

Kjo që po ndodh në drejtësinë shqiptare, pas Reformës në Drejtësi, është në radhë të parë tronditja e besimit. Vetëm tani pjesa më e madhe e opinionit vëren se rrëzimi i godinës së vjetër të drejtësisë që ishte instaluar pas rënies së komunizmit nuk është bërë me kriteret e drejtësisë dhe të balancës. Në Shqipëri është ndërtuar «Republika e Prokurorëve » si një vullnet propagandistik për të kënaqur pritshmëritë e të huajve që disa herë nuk e kanë kuptuar thelbin e ndërtimit të shoqërisë shqiptare. Drejtësia është pasqyrë e demokracisë dhe e sistemit politik të një vendi.

Në një territor ku klasa politike mbahet në këmbë nga klima e urrjetjes dhe mosbesimit, në një vend ku tradita e humbjes së kujtesës ka bërë që të fshihet e kaluara dhe të mos ndërtohen filtra akademikë për ta rimarrë e për të përfituar prej saj, në një vend ku asnjë gjyqtar apo prokuror nuk e di se para të drejtës zakonore, para kodit penal të Zogut e të Enver Hoxhës kanë ekzituar edhe statutet e Shkodrës, pra në një vend ku peshorja e drejtësisë është hedhur në erë nga amnezia totale, në një vend të tillë drejtësia nuk është më besim, por një aferë biznesi që mund të zgjidhet edhe me grykën e armës.

Next Post

Faktet e AMA-s përgënjeshtrojnë Lelën e PD-së: Plazhi mbaroi, por Berisha dominon kohën mediatike edhe në shtator (64.31%)

Kryeministri britanik Starmer kundër Farage, mbron Ramën për çështjen e emigrantëve: Nuk duhet të fyejmë shtetet, por të bashkëpunojmë

“Republikë prokurorësh, por edhe spiunësh”! Ish-prokurori bën deklaratën tronditëse: Zyrtarë të lartë të shtetit u angazhuan në shërbimet sekrete të vendeve jo mike

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved