• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian: Shqipëria, përparim të paprecedentë në negociata! Shkuan nga zero, në hapjen e të gjithë kapitujve në pak më shumë se 1 vit

April 5, 2026
in Aktualitet, Kryesore

“Nga zeroja, në hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në pak më shumë se një vit. Po bëhet përparim, që është vërtet i paprecedentë.”

Kështu flet për Shqipërinë drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman.

I ftuar në një panel të të organizuar nga “Studio Europa Maastricht” Koopman shton se “pritshmëria që ka vendi, që ndoshta procesi i negociatave mund të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, sugjeron se duan ta ruajnë këtë ritëm”.

“Po, mendoj se lufta në Ukrainë ka shkaktuar vërtet një “Zeitenëende” (pikë kthese). Në disa vende kandidate dhe edhe tek ne. Ritmi me të cilin në Mal të Zi dhe në Shqipëri, për të marrë dy shembuj, po bëhen reforma dhe po arrihet përparim është vërtet i paprecedentë. Në Shqipëri kemi kaluar nga zero në hapjen e të gjithë kapitujve; ndër të tjera, jemi ndarë në kapituj dhe klasterë, gjë që e kemi bërë në pak më shumë se një vit. Dhe pritshmëria që ka vendi, që ndoshta procesi i negociatave mund të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, sugjeron se duan ta ruajnë këtë ritëm. Mali i Zi ka mbyllur më shumë kapituj; kjo bëhet në fund të negociatave, kapitull pas kapitulli, dhe bëhet në mënyrë të përkohshme. Në fund, shihet nëse gjithçka është në rregull, por ndërkohë ato mbyllen përkohësisht. Ka mbyllur më shumë kapituj në gjashtë muajt e fundit sesa në dhjetë vitet e fundit. Por a po ecin ata më shpejt apo ju? Ata po ecin më shpejt dhe edhe ne po ecim më shpejt në kuptimin që po i ndihmojmë më shumë dhe ekziston një lloj partneriteti ku përpiqemi t’i udhëheqim këto vende në atë që në fund është një proces shumë i ndërlikuar për vetë vendet. Bëhet fjalë për ndryshime jashtëzakonisht të mëdha”,- pohoi Koopman.

Koopman theksoi rëndësinë e madhe të luftës kundër korrupsionit që vendet kandidate duhet të kryejnë brenda vetes, me qëllim përparimin në negociata dhe finalizimin e tyre me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ne duam që t’i anëtarësojmë këto shtete kandidate, por me masa mbrojtëse shumë të rrepta për t’u siguruar që, nëse gjërat shkojnë keq, pas përfundimit të procesit të kemi më shumë mjete për ta trajtuar çështjen. Kur them se duhet të jemi të rreptë në fushën e antikorrupsionit, kjo nuk është vetëm nga një perspektivë evropiane në teori. Në fakt, është në interes të qytetarëve”, tha ai ndër të tjera.

Next Post

Tragjedi e rëndë në Mesdhe! Mbytet varka me emigrantë pranë Libisë: 80 persona të zhdukur e 32 të shpëtuar

Berisha u qan hallin shqiptarëve të varfër! Luksi i shfrenuar i nuses së familjes së tij me "lekë xhepi" e bënë qesharak: 40 mijë euro vetëm 3 aksesorë

Berisha ngatërron partinë e tij të asgjësuar me PS që ka të gjitha pushtetet: Erion Braçe kandidati i një partie të zhdukur

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved