Drejtuesja e komisionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei, u ka dhënë një “shuplakë” të fortë politikanëve shqiptarë të Opozitës të cilët u larguan nga mbledhje në Parlamentin Europian për motive qesharake që nuk janë në kompetencë të tyre por as të PE-së.
Pas bojkotit të mbledhjes nga përfaqësuesit e opozitës shqiptare, të cilët nuk pranonin kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si bashkëkryetar të delegacionit shqiptar. Pas ndërprerjes së fjalës gjatë seancës të Babole Pollos nga zonja Macovei dhe largimit të përfaqësuesve të opozitës nga salla eurodeputetja reagon.
Në reagimin e saj, Macovei tha se bojkoti i parlamentit është kundër vlerave europiane, ndësa shtoi: “Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve.”
“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve.
Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj.