Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, në një postim në Facebook ka treguar se opozita nuk është larguar nga dreka që është zhvilluar pas seancës në Parlamentin Evropian.
Velaj ka postuar dhe disa foto ku shihen deputetët e PD, në drekën e zhvilluar ndërkohë që Taulant Balla po mban një fjalë.
“Apo, i kishte keputur uria dhe thane, jemi qe jemi, hame pak se nuk i dihet darkes dhe e shtyme boykotin per ne salle. Ajo qe ata bene, ishte thjeshte nje XING ME ERMALIN”, shkruan më tej Fate Velaj.
Postimi i plotë
LIVE NGA EU PARLAMENT
Nese opozita ishte kunder ardhjes se Taulant Balles ne EU parlament dhe perfaqesimit te tij si kryetar i komitetit AL-EU-AL, duhet te ishte ngritur e larguar kur Taulanti mori fjalen gjate drekes dhe mbajti nje fjale plote mesazhe mbi te ardhmen europiane te vendit tone. Apo, i kishte keputur uria dhe thane, jemi qe jemi, hame pak se nuk i dihet darkes dhe e shtyme boykotin per ne salle. Ajo qe ata bene, ishte thjeshte nje XING ME ERMALIN