Numri dy i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas bërjes publike të vendimit të Ilir Metës për të qëndruar në postin e Presidentit, pavarësisht premtimit që kishte bërë se do të jepte dorëheqjen nëse Rama merrte 71 mandate.
Balla përmes një postimi në rrjetet sociale paralajmëron shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit.
“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan Ballla.