Sot unë jam këtu, nesër nuk jam. Dikush tjetër vjen dhe thotë ta përmbysim reformën në drejtësi. Ta mbyllim t’i vëmë çelësin SPAK-ut dhe institucioneve të reja. Kush e pengon ta bëjë? Nëse jemi në BE gjithçka është e garantuar.
Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të lirive e të drejtave, përkundrazi të gjitha të shkojnë duke u përmirësuar. Standardet janë të garantuara. Ka shumë rëndësi kush qeveris këtu, sa i besohet. Duhet fokus, fokus e brenda 2027 të mbyllim negociatat.
Kjo duhet. Dua që ‘Albania’ të vendoset në tryezën e BE-së njëherë e përgjithmonë, të barabartë mes të barabartëve’ Kjo është arsye pse unë duroj të gjithë llojet e maskarallëqeve e pislliqeve që më hidhen orë e moment në fytyrë mua e familjes time”, tha Rama.