Prej kohësh shqiptarët kërkojnë azil në Francë dhe Gjermani, por a do të habiteshit nëse mësoni se është rritur numri i azilkërkuesve në Shqipëri?
Po po, që nga viti 2015 deri në 2017 ka patur një rritje të konsiderueshme me 125% të kërkesave për azil në vendin tonë.
Ndonëse tingëllon si paradoks, sipas Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Brendshme vetëm në 1 vit 240 persona e kanë përfituar dokumetin e qëndrimit apo siç njihet ndryshe azilin.
Sipas INSTAT vendet e origjinës së azilkërkuesve në Shqipëri në përgjithësi kanë qenë Siria, me rreth 130 azilkërkues, Afganistani me 60 azilkërkues, dhe Iraku që ka patur një rritje të konsiderueshme të azilkërkuesve.
Por mos mendoni se vendi ynë është tërheqës vetëm për vendet ku ka “vatra lufte”, pasi shtetetasit nga vendet e Europës që kërkojnë azil në Shqipëri, janë më të shumtë në numër. Ata zënë 66.5% të të huajve dhe numërohen mbi 8.300 persona. Ndërsa pjesa tjetër janë shtetas nga kontinenti Aziatik e më tej nga Afrika dhe Amerika.
Ndërsa sa i përket arsyeve përse ata zgjedhin të aplikojnë për leje qëndrimi në Shqipëri, për në vitin 2016, 50,0% e tyre kanë dhënë si arsye se që aplikojnë për punësim, 22.2% kanë aplikuar për bashkim familjar, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %.