• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Duartrokitje pafund dhe lot në Venecia. Nëna e Hind Rajab: Zëri i vajzës sime të zgjojë botën

October 19, 2025
in Metro

Venecia- Wissam Hamadah, nëna e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab, rrëfen se nuk ka guximin të shohë filmin “The Voice of Hind Rajab”, i cili u shfaq në Festivalin e Venecias dhe u prit me 23 minuta duartrokitje.

“E kam brenda meje atë zë, nuk kam nevojë ta shoh në ekran. Është shumë e vështirë për një nënë të shohë vrasjen e vajzës së vet. Shpresoj vetëm që ky film të bëjë që bota ta dëgjojë zërin e Hindit”, thotë ajo nga Gaza, mes bombardimeve dhe urdhrave të evakuimit.

Historia e vogëlushes ka prekur opinionin publik që prej 29 janarit 2024, kur familja Rajab u përpoq të largohej nga lagja Tel al-Hawa për t’u strehuar në spitalin baptist. Makina ku ndodhej Hind me xhaxhallarët dhe kushërinjtë u qëllua nga ushtria izraelite me mbi 300 plumba. Të gjithë u vranë, përfshirë dy punonjësit e ambulancës që shkuan për t’i shpëtuar. Vetëm Hind mbeti gjallë për disa orë, duke telefonuar nënën dhe Qendrën Operative të Gjysmëhënës së Kuqe në Ramallah.

“Ajo më lutej të shkoja ta merrja, më thoshte ‘mami, jam vetëm, më shpëto’. Përpiqesha ta qetësoja duke i thënë se ambulanca ishte pranë, por ajo e dinte që nuk ishte e vërtetë. I kërkova të më falte, sepse këtë herë nuk mund të shkoja ta përqafoja si gjithmonë. Ajo më tha: ‘Të fal, mami’. Këto janë fjalët që i mbaj në zemër”, tregon Wissam me zë të dridhur.

Pak para se të humbiste jetën, Hind u ankua se kishte gjak në gojë dhe dhimbje në këmbë e shpinë.

“Kur i kërkuan të fshinte gjakun me mëngë, ajo tha se nuk donte të ndotë bluzën që unë të mos lodhesha duke e larë. Atëherë i thashë: ‘Mos u shqetëso, do ta laj kur të vish në shtëpi’. Pastaj zëri i saj u shua përgjithmonë”, kujton nëna.

Trupi i vajzës u gjet më vonë brenda makinës. Ndryshe nga trupat e tjerëve që kishin nisur të dekompozoheshin, i saj ishte pothuajse i paprekur.

Sot, Wissam jeton e mbërthyer mes rrënojave të Gazës me djalin e vogël, Eyas, ndërsa bashkëshorti i saj rezulton i zhdukur që prej dhjetorit 2023 pas sulmit në spitalin Al Shifa.

“Jam me familjen time të madhe, mbi 20 vetë në një shtëpi. Nuk kemi ku të shkojmë. Në jug nuk ka më vend, rrugët janë plot me njerëz. Edhe nëse hyjnë ushtarët, unë nuk largohem”, thotë ajo.

Për të, filmi i regjisores tuniziane Kaouther Ben Hania, që e ka bërë pjesë të ngushtë të projektit, është shpresa e fundit.

“Zëri i Hindit nuk e shpëtoi atë, por mund të zgjojë botën dhe të mbrojë fëmijët e tjerë të Gazës”, thotë ajo.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved