Duken si syze dielli të zakonshme por në fakt falë teknologjisë lazer, tani mund të shohim imazhe të projektuara direkt tek retina jonë pa asnje rrezik për shëndetin, te pakten siguron kështu Intel.
Të prezantuara pak muaj përpara, akoma nuk është bërë e ditur kostoja dhe data zyrtare kur do të hidhen në treg. Por e sigurt është që mund të shohim njoftimet pa nevojen e pajisjeve të tjera.
Dhe pa dashur të duken si cybord: syzet inteligjente janë shumë diskrete. Asnjë aparat fotografik, asnjë krah robotik të çuditshëm që del nga montimi, asnjë mikrofon. Vetëm një lazer që del nga retina që është 400 x 150 pixel.
Kjo pajisje qe që peshon vetëm 50 gr, lidhet me smartphone-in (që mund të jetë Android apo iPhone) me bluetooth si një Smart watch që komandohet nëpërmjet një app-i.