Nuk ka një politikan tjetër në Evropë që të ketë sulmuar, akuzuar, shkarkuar, kërcënuar dhe përndjekur krerët e drejtësisë së vendit të tij si Sali Berisha. Kush ka zbatuar urdhrat e tij ka përfunduar mandatin, të tjerët janë shpallur puçistë, armiq dhe janë shkarkuar.
Maksim Haxhia është kryeprokurori që ka qëndruar më pak në detyrë në historinë e pluralizmit shqiptar. Me 8 prill 1992, Sali Berisha u zgjodh President, ndërsa disa ditë më pas propozoi Maksim Haxhian për postin e kryeprokurorit. Në 6 maj 1992, Kuvendi i dominuar nga PD e miratoi kandidaturën e Maks Haxhiat. Në këtë seancë, kandidatura e Haxhiajt u mbështet hapur edhe nga Azem Hajdari dhe Ilir Meta.
Tre muaj më pas, në gusht të vitit 1992, Sali Berisha bëri një plan për ta shkarkuar Maks Haxhinë nga posti i kryeprokurorit, pasi nuk po i shërbente si Bashkim Gazidede në krye të SHIK-ut. Në 7 shtator të vitit 1992, plani i Berishës për shkarkimin e prokurorit u fut në axhendën e Kuvendit. Për të kamufluar planin, disa deputetë të PD thirrën në interpelancë, përveç Haxhisë, edhe disa krerët e tjerë të institucioneve të drejtësisë. Maks Haxhia u thirr edhe dy herë ë tjera në Kuvend, në formë presioni për t’u larguar. Për herë të tretë, kryeprokurori u thirr që të paraqitej në Kuvend në 17 shtator 1992, ku edhe u shkarkua.
Nuk kishte një njoftim zyrtar, por vetëm një telefonatë, ku i kërkohej të paraqitej në seancën e Kuvendit. Seanca ishte e ngjashme në gjyqet e komunizmit. Deputetët pranë Berishës lëshuan një lumë akuzash ndaj kryeprokurorit, ndërsa propozuan në emër të PD shkarkimin e tij. Rudol Marku i bëri biografinë kryeprokurorit, duke e lidhur familjarisht me strukturat e regjimit komunist, edhe pse e kishte votuar vetë 4 muaj më parë.
Shkarkimi i Arben Rakipit
Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bashkuar forcat zyrtarisht në seancën parlamentare të datës 18 mars 2002, për shkarkimin e kryeprokurorit, Arben Rakipi, i cili mbrohej nga Fatos Nano, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste. Nga debatet e zbardhura Meta e akuzonte Rakipin për lidhje me Nanon dhe për hetime me prapavijë politike të korrupsionit të qeverisë ‘Meta’. Sipas Metës, Rakipi raportonte tek Nano dhe se po hetonte nën dirigjimin politik disa afera në KESH, në atë kohë me në krye Dritan Priftin.
Nga ana tjetër, Berisha ishte i shqetësuar nga hetimet për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, i organizuar prej tij, duke përdorur vrasjen e Azem Hajdarit. Por, Berisha e akuzonte Rakipin se nuk po hetonte dhe arrestonte vrasësit e Azem Hajdarit. Madje, sipas Berishës, Rakipi po bashkëpunonte me Haklajt dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i liruar nga burgu dhe ndihmuar që të largoheshin nga vendi. Gjithsesi, pa mbështetjen e Metës dhe të disa deputetëve të kontrolluar prej ti, Berisha nuk kishte asnjë shpresë për shkarkuar Arben Rakipin.
Përfundimi i mocionit kundër Rakipit në seancën 18 marsit 2002 ishte paracaktuar falë një bashkëpunimi Meta-Berisha, të cilët bashkuan votat, duke i dhënë një mesazh të fortë drejtësisë, por edhe Fatos Nanos, i cili e pa veten pakicë në Kuvend. Pra pazaret Meta Berisha për ta bërë drejtësinë si e donin ata kanë funksionuar edhe kur Berisha ka qenë ˜ue opozitë.
Shkarkimi i Ina Ramës me ndryshim kushtetues
Shkarkimi i Ina Ramës është antikushtetues. Nga pikëpamja juridike ajo nuk mund të shkarkohet deri në majin e vitit 2013. Sipas Kushtetutës së Republikës, kur u emërua Ina Rama, mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ishte i pakufizuar. Më pas, në fundin e vitit 2008, u bënë ndryshimet e turpshme në Kushtetutën tonë, ndryshime të cilat e rrëzuan “de fakto” dhe “de jure” shtetin ligjor, demokracinë dhe parlamentarizmin në Shqipëri.
Krahas ndryshimeve të tjera, të cilat përkeqësuan pavarësinë e institucioneve të pavarura të shtetit, u kufizua edhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në 5 vjet. Këto ndryshime kushtetuese hynë në fuqi më 23 maj 2009 por Berisha me ndryshimet e qëllimshme i’a ndërpreu mandatin e saj 5-vjeçarj për konfliktin e rëndë me të me 21 Janar
Imagjinoni sikur Adriatik Llalla të lajthiste dhe të arrestonte Lulzim Bashën, për aferat e kunatit dhe të bashkëshortes së tij, apo të manipulimit të zgjedhjeve me Ristanin në menyrë demostrative, se çfarë mund t’i bënte Sali Berisha.
Ndaj nuk duhet harruar se nëse Berisha bashkon votat me të pakënaqurit e Ramës, Olsian Çela ikën dhe SPAK kthehet në “SKRAP”! /Ekskluzive.al