Altin Dumani është më i vendosur se kurrë në ditët e fund të largimit të tij të “lavdishëm”, për të bërë detyrat që i kanë ngarkuar Partia, Liria, Drejtësia e Drapërit dhe “shumatorja e ofiqeve” të uzurpuara pa dashje, por me qëllim, që nuk i ka patur kurrë asnjë shtetar shqiptare në 120 vite shtet, atë të Kryministrit, Kryeprokurorit, të Presidentit dhe pushtet absolut me një vulë dhe një firmë, nga çdo gjykatës sharlatan i GJKKO në çdo shkallë.
Atij, i mjafton një Erion nga gjykata dhe një Angon pa emër e identitet, pa nam dhe nishan, për të marrë në dorë fatet e vendit, duke vendosur se kush do të drejtoi vendin si qeveritar, kryeqeveritar, kush do e fitoi tenderin, pse nuk e ka fituar humbësi dhe të qaj me lot për gjithë tendërhumbësat, duke marrë përsipër kapacitete profesinale, ligjore dhe intelektuale që kurrë nuk mund t’i ketë struktuar e drejtuar dhe për pak ditë.
prej tij
Të gjitha këto gjetje imagjinare sipas bisedave telefonike janë përdorur si akuza të forta, por ligjiërisht nuk përbëjnë asnjë provë, e nëse ekzistojnë janë thjeshtë indicie për të gjetur fakte konkrete, fizike, përndryshe janë një rrezik i madh për drejtësinë e vërtet dhe janë si provat e inkuzitorëve me shtriga dhe djaj, në periudhën e tmerreshme të inkuzicionit.
Me yryshin që kanë marrë disa “delirant” në strukturën e SPAK, keq e më keq do t’i ketë punët shteti dhe qeveria e majtë. Dumani nuk largohet pa formuar edhe qeverinë e re teknike, sepse pothuajse e ka kryer… një hap larg është. Asgjë nuk e pengon për të pezulluar nga detyra kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, sepse ai nuk është i zgjedhur por i vetëshpallur kryeministër, njëlloj si Balluku… as më shumë e as më pak.
Me një Erion të tretë, pas Erioni Banit që shkarkoi Veliajn edhe Erion Çelë që shkarkoi zv. kryeministren, sepse Eriona dhe bidona radhe ka plot drejtësia, Edi Rama na e merr të keqen… ikën për “shkarpa”!
Nëse nuk e beson po i’u sigurojmë se shumë shpejt Edi Rama do merret i pandehur, pas nje letre anonime të dërguar nga Nesti Angoni i dytë, i cili disponon 6 biseda të Ramës me Belën që tenderin ta fitoi Kallashi që i plotëson të gjitha kushte, pak më i shtrenjtë, por nën fondin limit. Kurse Pallashi plotëson vetëm 7 nga 11 kushtet dhe natyrisht si më i lirë mund të bëjë ndonjë birë, duke e ditur se i lirë për pleh ose falas është vetëm m*ti.
Por, për djajtë që kanë dalë nga shishja e vettingut dhe sharlatanët që deri tani kanë hetuar me dhjetëra raste të Shkeljes e Barazisë në Tendera dhe asnjë rast korrupsioni ose vjedhjeje, kjo eshtë “lufta e vërtetë” në emër të drejtësisë. Populli duhet ta marri vesh se vepër kriminale më të rëndë e më të madhe se kjo: Të fitoj ca miliona Kallashi kur duhet t’i fitonte Pallashi…nuk ka!
Ndaj për të shuar stuhin e “zëmërimit popullor”, për gjëmën qê i ka bërë vendit humbja e tenderit nga Pallashi, pa vullnet por i “tromaksur” nga ky krim tenderash, Presidenti me kërkesen e madhërisë së tij Altin Dumani i parë, do dekretoi qeverinë teknike, ku pa asnjë dyshim kryeministër teknik do jetë tekniku më i madhe e Lojrave Olimpike për pushtet, Sali Rama i Tretë, duke larguar Edi Ramën e katërt.
12 vjet duke kërkuar qeveri teknike më në fund u erdhi fati në derë, e gjetën njeriun që jo qeveri emëron e shkarkon, por i bënë funksionarët e shtetit të kërcejnë pupthi para tij, falë dozës së injorancë së atyre që bëjnë ligjet.
Mesi i Dhjetorit na gjen me qeveri teknike me kompetent të PD-së dhe me ca ushtarë të trembur të PS-së!
Rroftë SPAK, rrnoftë qeveria teknika, rroftë demonkracia…do jenë sloganet e festave të fund vitit!
Mos e merrni seriozisht, sepse edhe ndodh edhe nuk ndodh, por në mos qoftë e vërtetë… u sajoft, që të gëzoi ca ditë festash të bukura në fund të vitit edhe opozita e “shkalafitur”, që ka vite që e ëndëron këtë ditë! /Ekskluzive.al



