Sa i takon kërcënimeve nga politika Dumani në TVSH 1 deklaroi se ka një retorikë të politikës ndaj prokurorëve të posaçëm.
“Sa i takon kërcënimeve nga politika ju jeni vetë dëshmitarë, nga mëngjesi deri në darkë, prokurorët e posaçëm me emra, me emra të përveçëm, me emra familjarësh, kërcënohen, baltosen, fyhen dhe kjo është formë presioni.
Pavarësisht se prokurorët e posaçëm kanë pjekurinë e duhur, maturinë e duhur për t’i përballuar këto kërcënime. Ne jemi mjaftueshëm të përgatitur për t’i përballuar këto kërcënime. Por ky është një realitet. Si drejtues i prokurorisë së Posaçme nuk mund të rri pa e thënë”, tha Dumani.
I pyetur nëse politika ka shkuar përtej kësaj, Dumani tha se kërcënimet apo presionet janë ato “çfarë është thënë publikisht nga politika ju i keni të regjistruara në kronikat tuaja dhe në vlerësimin tim janë mjaftueshëm për t’u konsideruar si presione apo kërcënime”, tha Dumani./Ekskluzive.al






