Një çift dashnorësh, që kanë rrezikuar të kapen në flagrancë nga bashkëshorti i gruas, kanë inskenuar para një lokali një skenë sikur ishin të dehur. Madje dëshmitarët në vendngjarje kanë thirrur edhe ambulancën dhe policinë, pasi çifti ishte i shtrirë në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve, një burrë, i cili mësohet se është pronar i një lokali në Durrës, dhe një grua, të dy të moshës rreth 50-vjeç kanë qenë duke pirë në një lokal, kur papritur aty ka hyrë dhe burri i gruas. Kjo e fundit është ngritur menjëherë dhe është futur në banjë.
Ndërsa burri kërkonte gruan, çifti i dashnorëve u hoq sikur ishin dehur dhe madje u shtrinë në rrugë, në një prej trotuareve në krah të Muzeut të Dëshmorëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe ambulanca që tentuan t’i jepnin ndihmën e parë atyre. Madje dhe qytetarët e pranishëm u ofruan t’i jepnin ndihmën e parë.
Por sipas dëshmitarëve gjithçka u inskenua për të mbuluar lidhjen e fshehtë mes të dyve dhe për të shpëtuar nga furia e zemërimit të burrit, që do të kapte në flagrancë gruan e tij me një tjetër./DurresLajm/