Një automjet është përfshirë nga flakët sot në mesditë në aksin rrugor Plepa-Plazhi Durrës. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes por menjëherë pas njoftimit, kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll situatën.
Ndërsa situata e krijuar ka shkaktuar dhe një trafik të rënduar, kjo dhe për shkak të numrit të pushuesve që kanë frekuentuar këtë fundjave bregdetin e Durrësi.