Dy aksidente rrugore kanë ndodhur në Bulqizë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Aksidentet ndodhën pranë fshatrave Vojnik dhe Grezhdan. Në rastin e parë, një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Edhe në rastin e dytë, automjeti përplasi një këmbësor duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e dy aksidenteve.
Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur katër aksidente me pasojë 3 të vdekur. Gjatë orëve të mëparshme, sërish në Bulqizë një 60-vjeçar humbi jetën pasi makina ku udhëtonte ra në greminë.
Pak orë më vonë, një motor në Spille humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën. Për pasojë humbi jetën drejtuesi 20-vjeçar