Presidenti Ilir Meta dhe njëri ndër zv.kryeministrat e Kosovës Fatmir Limaj, janë takuar dy ditë më parë në Tiranë. Ka qënë një takim kokë më kokë mes tyre, i dhënë dhe në profilet sociale private të të dy drejtuesve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ilir Meta e lajmëroi në moment se ishte takuar me Limajn duke postuar madje një foto me të dhe diskutimin e protestës së banorëve të Kukësit për taksën e rrugës së Kombit. Një diskutim “me qetësi dhe dashuri mes tyre”. Madje dhe kanë arritur në konkluzionin se duhej një mirëdiskutim dhe një konsultim i gjërë me banorët e zonës ku kalonte Rruga e Kombit për vendosjen e kësaj takse që prek shqiptarët në të dy anët e kufirit.
Ndërkohë që ditën e sotme mediat ishin në kaos dhe për shkak të protestës së opozitës, mosbindjes civile dhe bllokimit të rrugëve prej saj. Aq sa vuri re vetëm statusin e dytë të Fatmir Limajt, që tregonte se ishte takuar me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS. Limaj kishte mbështetur vizionin e Ramës për zgjidhjen e përplasjes për taksën e Rrugës së Kombit.
Duke qënë se ishte hedhur dy ditë më parë statusi i Limajt për takimin me Metën, mediat e kaluan pa e vënë re. Ndërkohë që mediat e cilësuan Metën mashtrues pasi sipas saj nuk ishte takuar me Limajn. Ndërsa mediat e tjera shkruajtën se ishte “bllof” i Metës lajmi për takimin me Limajn. U kërkojmë ndjesë dhe ne stafeve respektive.
Dhe e deklarojmë dhe ne me zë të lartë se: Dy ditë më parë dy hajdutët më të mëdhenj të kombit shqiptar Ilir Meta dhe Fatmir Limaj, janë takuar kokë më kokë. S’ka rëndësi çfarë deklaruan se kanë diskutuar, me rëndësi është çfarë arritën në takimin kokë më kokë, pikërisht mbi ato që nuk thanë./Pamfleti.com