Nga Akil Ylli
Dje pashe nje postim nga Qoftlargu, te afishuar ne “murin” e tij, me ane se cilit, urdheronte urgjentisht, me nje stil, alla komunikat qeverie, tip: Vendim: 1,2,3.., shkirjen e K.T. te Eksperteve te pandemis , dhe ringrintjen e nje tjetri, te drejtuar nga Katnari i Shquar pej Cepanit, Shkelqesia e Tij e Ndritur, Like Floriri.
Kur i ndin robi kesisoj lajthitjesh, nga akademiku i lodhun Fuga, apo prof Kristo, sa here jep leksione fejbukse falas, nuk eshte se te shkaktojne ndjoj ndjesi negative, perveç bezdis, neqoftese i frekuenton shpesh. Te frustuar hesapi. E perjetojne keqas, qe si ven kush ne liste! Ndaj i fusin marshin hajvanllekut, e direkt dalin ne Piste I!
Mirpo mund te ndodhe, qe ndonjeri prej atyre, te qutve, qe thone, se “Sala ka ik”, te shoh paralelizmin e mesiperm, dhe te ngazellehet disi, duke e marre ate, si afirmim i teoris, se Sala tashme i ka la durt perfundimish, eshte njesoj si “kristot”, dhe s’ka pse te alarmohemi, pertej bezdis.
Pjeserisht mund te kete te drejte. Lajthitjen, s’ka gja qe ju a heke qafet, te dyja palve! Por ndryshe nga Qoftlargu, lajthitjet e takemit te “fugave”, nuk i bejne dem askujt. Qameti, ju a bajne lamsh, ato qe kane mesuar neper auditore, dhe i shtyjne te broçkullisin, duke i bere here qesharake e here te merzitshem!
Kurse te Qoftlargu, lajthitja, s’provokon te njejtin efekt. Lajthitja tek ai, ndikon direk ne perkeqsimin e ligesis proverbiale te tij. Me dy fjale: I iken fiqri, e xhindoset fare! Shqiptaret, mund te te mbajne, per njemije e nje net te shtangur, duke te rrefyer pasojat e tmershme qe kane hequr, sa here eshte xhindosur Qoftlargu!
Ajo qe t’ban mu mek, ne ate postim, e jo vetem, eshte kapaciteti i Qoftlargut, ta mbaje gjthmone gjuhen farmaq dhe ne çdo moment te gjendet, perhere aktivisht i xhindosur!? Ky eshte me te vertete, nje mister i madh. Ketu eshte i nevojshem, te behet nje studim i thelle. Ky soj krijeset, ka nja 50 vjet ne politik e akoma s’ka mesuar, se kur bjen prej fikut, s’te pi uje, as firma e as vula.. Kur ti hekun spaletat, ashte kot qe te japesh urdhna. Jo per gja, po bahesh qesharak!
Ne fakt, mos pasja e funksione zyrtare, nuk do te thote, qe ai s’gezon pushtet. Pushtet ka sa t’dush. Mjaftushem per te qene i rrezikshem. Mban çilsat e Shqupit, dhe ka ndry mrend opoziten. 80% e saj, jane me ate. Por jo aq, sa te tremb Ramen. Ai nuk eshte si Nanoja, qe sa here kollitej Qoftlargu, mbushte poturet.
Dhe kjo eshte bash, fatkeqsia jone! Evulimi i klases sone politike, funksinon ne stand by. S’ka konkurenc. Zgjedhja jone, ka vetem dy alternativa: O me Shtetin, o me Antishtetin!
Por enigma e madhe, eshte dhe aftesia e Qoftargut, mos me hanger pyk. Atij evolucioni, i kalon tangent. I mungon totalisht ndjeshmeria. Zinxhiri i adn-s, i eshte kalçifikuar ne ate fare feje, sa s’ka perendi qe deperton.
Neqoftese merr persiper, ta zgjidhesh kete rebus ne menyre racionale, nuk do te ja dalesh kurre mbane. Nje shteg, qe mund te nxjerri n’udhe, eshte ti ngjitesh fantazise. Aty do sillesh, mbshtillesh, nderrmjet hipotezve, por prap, se prap, te gjitha do konvergjojne ne nje pike. Ai soj krijeset, perqaset fiks, me racen umane te Neandertalit.
Nder racat njerzore, vetem ajo e Neandertalit, rezulton e zhdukur, sepse qe e paafte, per t’ju pershtatur evolucionit. Ky eshte konkluzioni dominant sot, midis antropologeve. Neser bo vaki, e hedhin posht. Ama, po se gjeten hibridin, frut i nderzimit te Homo Sapienses, me Neandertalin, kete teori, se lot topi!
Gjithsesi, ky argumentim, ne nje hallke çalon. E pyti dikush,”si ka mundesi qe Qoftlargu, i ka mbijetuar asaj kataklizme racore, ë!?” Me kete pyetje, ky kapitull mbyllet. Per ma gjate, s’ma pret. Mund t’merrja guximin, tu sygjeroja antropologve, te vinin ketej pari, dhe ta studionin si rast. Por kur te mesojne se kush jam, s’do e marrin seriozisht.
E mira t’mirave, do t’ishte ardhja tyre. Do t’na shperndanin mjegullen. Do qartsoheshim perfundimisht. O do te zbulonin, te Fundmin e Neandertalve, qe Zoti e di, se si ka mbrrit deri ketu, o te shumkerkuarin, hibridin e munguar, me tipare te theksuara trashigimnie, nga i jati. Me ba be, ja ka kput kryt!
Por edhe nese hulumtimi, do te perfundonte ne nje flop, une e kam nje si pune asit. per t’ju a paraqitur rishtaz, si monster. Ndoshta ju mund te mendoni, se kushedi çdo t’kete hequr i ziu, duke bredhur rrugeve te botes, per ta gjetur. Jo ore, ç’ne! E pata fare te lehte. Fati e solli, te kthej koken rastesisht nga Presidenca, dhe para saj, u çfaq Preshidenti. Kaq mu desh mua, dhe u kujtova, qe specien e rralle, me sjellje identike si te Qoftlargut, qe doja ta kisha si kavie te dyte, ne rast deshtimi, e kisha para syve.
E di, do mbeteni gojhapur, nga fati qe m’ra per hise, pa pasur nevoje, te kaloj njerzimin ne site. Me ndriu Ylli, e pranoj. Jo gjithkush gjen, dy Kambere, ne nje dere!
Megjithate, per te qene i sinqerte deri ne fund, me duhet ta pranoj, qe 100% te ngjashem nuk jane. Por ajo diferenc qe kane, nuk eshte se u prish pune, atyre qe ju intereson studimi. Del jasht fokusit studimor. S’flitet per diferenca karakteriale, sjelljesh. S’ka dyshime per to. Jane si vellezerit siameze. Behet fjale, se cili i ka bere me dem shqiptarve.
M’thote mendja, qe ne kete rast, biem te gjithe ne nje mendje. Nuk jane te dy njesoj. S’kane pasur te njejten force, pushtet, per t’ju bere njesoj, keq shqiptarve. Qoftlargu, ka nje marsh me teper. Ja merr ne kthes. Ai ka rreth vetes, karaduzat e Trustit te Kshtejave, bazhibuzuke te te gjitha ngjyrave, dhe gjithçfare njerzsh t’hunit e litarit.
Preshidenti i shkrete, nuk e ka pase eren mbas vedit, me i dhane nje dore, me ndenj ne te njejten korsi me Qoftlargun. E pamundur, qe vetem me ca skraparlli perqark; me rufjane socialista; me kriminele e te forte te shperndare tek, tuk, andej, kendej e batakçije pragmatiste, te kapte standartin e te keqes, barabar me Qoftlargun. Ka te drejt mu qa!
Tashti, neqoftese dikush, te ky soj fare studimit, gjen diçka qe ja vlen, per ta çuar perpara ate, mjafton te me çoje nje fishkllim, dhe jam i gatshem ti ve ne dispozicion falas, te gjithe matrialin, perfshire dhe dy kaviet e rralle./Ekskluzive.al