• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dy kompani, një dron dhe shumë dyshime për mashtrim me “Skifteri-K1” në Kosovë

January 31, 2026
in Diaspora

Pretendimet e dy kompanive nga Gjilani – “Future Minds Academy” dhe “Miga Skyshield” – se droni kamikaz “Skifteri K1” është prodhim i tyre, u shoqëruan me reagime dhe dyshime në opinionin publik.

Dyshimet u ngritën pasi në fillim të muajit janar, drejtuesit e këtyre kompanive postuan në rrjete sociale një video, që, sipas tyre, paraqiste “momentin e testimit të këtij droni ushtarak, duke goditur një objekt të caktuar në territorin e një shteti tjetër”.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës u tha atëkohë mediave në Prishtinë se “nuk ka informata për prodhimin, lejen dhe procesin e testimit të dronit”.

Pak ditë më vonë, të njëjtat media raportuan se videoja ishte e një kompanie kineze dhe se një pjesë e saj ishte e gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).

Lokacionin ku dy kompanitë pretendojnë se prodhojnë dronë ushtarakë dhe civilë, e vizitoi në nëntor të vitit të kaluar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti u tha gazetarëve më 30 janar se nuk mund t’i dijë të gjitha hollësitë e kompanive që i viziton dhe shtoi se është “i hapur t’i dëgjojë kritikat kur diçka nuk është ashtu siç i është prezantuar”.

Dyshimet se droni “Skifteri K1” ishte mashtrim, i mohoi drejtuesi i “Future Minds Academy”, i cili në postimin e tij në Facebook i quajti “propagandë mediatike”.

Drejtuesi i kompanisë tjetër “Miga Skyshield”, që thotë se u angazhua në prodhimin e dronëve, Muahmet Ajrullahu, nuk pranoi të komentojë për dyshimet e ngritura në media dhe nga politikanë, kur u kontaktua nga REL-i.

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi hetim institucional për këtë rast.

Besa Kabashi-Ramaj, kandidate për deputete e kësaj partie, që në legjislaturën e kaluar ishte në opozitë, tha se kryeministri në detyrë, Kurti, mashtroi publikisht, duke promovuar diçka të rreme, që, sipas saj, përbën problem për sigurinë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar, është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarim për situatën nga Ministria e Mbrojtjes dhe përgjigje nga Prokuroria nëse ky rast përbën vepër penale apo nëse është e angazhuar në hetime, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Në Kodin Penal të Kosovës, neni 323, mashtrimi përcaktohet si vepër penale.

Sipas këtij neni, kushdo që paraqet në formë të rreme faktet, i fsheh ato apo mashtron, me qëllim që të përfitojë para ose të shkaktojë dëm material te tjetri, ose e bën dikë të kryejë ose jo një veprim, duke i shkarkuar humbje a fitim të paligjshëm, mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga 3 muaj deri në 5 vjet.

Megjithatë, ky nen nuk parasheh në mënyrë specifike mashtrimin publik në rastet kur ai nuk shoqërohet me përfitim financiar apo me dëm material.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), të dyja këto kompani që pretendojnë se u angazhuan në prodhim të dronëve, janë regjistruar në vitin 2025.

“Future Minds Academy” figuron me dy punëtorë dhe me kapital prej një mijë eurosh, ndërsa në përshkrimin e veprimtarisë ka të deklaruara aktivitete arsimore.

Kompania “Miga Skyshield” në ARBK figuron me një punëtor dhe me kapital prej 750 mijë eurosh, ndërsa veprimtaria e saj është e përshkruar si prodhim i makinerisë luftarake për ushtrinë.

Vitin e kaluar, Kosova bleu mijëra dronë Skydagger dhe Bayraktar nga Turqia.

Autoritetet e paraqitën këtë blerje si hap drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ndërsa NATO-ja paralajmëroi se çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me misionin e saj në Kosovë, KFOR.

Po atë vit, Kosova pranoi edhe një flotë dronësh të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se blerjet e armatimit realizohen kryesisht nga vendet aleate të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Turqinë dhe SHBA-në.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë, ka shënuar rritje të vazhdueshme – nga 153 milionë euro më 2024 në 207.8 milionë euro më 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se fabrika e parë e municioneve në Kosovë do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë pritet të nisë në fund të vitit 2026./REL

Next Post

"Pa punë e pa shkollë"! Protestat shpërthejnë në çdo cep të SHBA-s: Zyrtarët e Minesotës kundërshtojnë administratën e Trump

Trajneri i Polonisë i druhet Shqipërisë, Jan Urban: Ekip i disiplinuar që pëson pak gola, i'u tregoj rivalin më të dobët

Avioni i NASA-s bën ulje të detyruar në Houston, rrëshqet përgjatë pistës dhe përfshihet nga flakët

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved